DOKUMENTI/Agron Tufa publikon fakte: Spartak Braho urdhëroi dënim me vdekje

DOKUMENTI/Agron Tufa publikon fakte: Spartak Braho urdhëroi dënim me vdekje

188
0
Shares

Spartak Braho propozoi shkarkimin e Agron Tufës nga posti si Drejtor i Institutit për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, deklaratë e cila solli përplasjen mes tij dhe Agron Tufës. (kliko ketu)

Pas deklaratave në distancë, Tufa ka publikuar një dokument të vitti 1984 në kundërpergjigje të deputetit.

Sipas këtij dokumenti, Spartak Braho, në atë kohë gjyqtari i Kolegjit Ushtarak të PPSH , sot deputet i PS, ka urdhëruar një dënim me vdekje.

Gjyqtari i Kolegjit Ushtarak të PPSH, sot deputeti Spartak Braho, që kanoset nga salla e Kuvendit pluralist per prerje kokash, ka dhene dhe denime kapitale me Vdekje. Në dokumentin e meposhtëm, (një nga disa dënime me vdekje qe ka dhene deputeti Braho kur ushtronte drejtesine enveriste), shihet qarte se sa i politizuar behej akti i denimit (jopolitik) me vdekje. Referenca dhe pasqyra e llogarise eshte Komiteti i Partisë së rrethit, ndersa per te denuarin me vdekje sajohen demonizime, sikur stervitej per te vrare kuadrot e ushtrise. Kjo, si duket, akordohet ne një linjë nxirjeje të të dënuarit me vdekje, i cili, si person, sipas Brahos:
a) nuk është i denjë për të jetuar, si i rrezikshem;
b) nuk është i denjë për keqardhje e mëshirë, se vjen nga familje e deklasuar qe ka “strehuar kriminelë” me 1948 dhe ka te dënuar politikë, dmth, familje antikomuniste”,
shkruan Tufa, ndërsa më poshtë publikon edhe dokumentin në fjalë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY