U dogj çifti, policia jep detajet: Zjarri në banesë erdhi nga shkëndija...

U dogj çifti, policia jep detajet: Zjarri në banesë erdhi nga shkëndija elektrike

110
0
Shares

Policia ka dhënë njoftimin zyrtar lidhur me tragjedinë e ndodhur në Pukë mbrëmjen e djeshme.

2 prindërit  e një familje humbën jetën si pasojë e zjarrit që shkrumboi banesën, ndërsa 4 fëmijët e tyre shpëtuan duke u hedhur nga dritarja.

Policia thotë se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 8.4.2019,  rreth orës 3.45 në Pukë,  në banesën e shtetasit P. N  ka rënë zjarr. Si pasojë e zjarrit kanë humbur jetën shtetasit  P. N. 46 vjeç dhe bashkëshortja  D. N. 35 vjeçe, ndërsa 4 fëmijët e tyre të moshës 15 , 13 , 12 e 11 vjeç ndodhen në Spitalin e  Pukës me dëmtime të lehta.

Nga informacionet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike. Grupi hetimor po vijon veprimet në vendngjarje  për sqarimin e rrethanave si dhe për përcaktimin e shkakut të zjarrit.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY