DENONCIMI/Oficeri i policisë zbulon detaje nga aksidenti i gazetares: Ja çfarë po...

DENONCIMI/Oficeri i policisë zbulon detaje nga aksidenti i gazetares: Ja çfarë po fshihet pas tij

343
0
Shares

Një oficer policie ka nxjerrë informacione të reja të cilat sipas tij mbahen të fshhehta. Publikuar në profilin e ish-kryeministrit Sali Berisha në rrjetet sociale, polici ka treguar të vërtetën sipas tij lidhur me ngjarjen e djeshme, ku gazetarja Mira Kazhani përplasi një këmbësor në autostradën Tiranë-Durrës me makinë.

Sipas denoncimit që publikon Berisha, ngjarja është tentuar të mbulohet, ndërsa personin e aksidentuar e kanë raportuar si të plagosur lehtë.

Sipas oficerit, ai është në gjendje kritike për jetën dhe ka pësuar dëmtime të rënda në kokë dhe në mushkëri.

Denoncimi i plote:

Nje fshehje dhe manipulim kriminal me urdher nga lart i aksidentit te nje njeriu qe tani po lufton me jeten!

Te dashur miq, gazetarja Mira Kazhani ka aksidentuar rende nje njeri sot ne dreke.
E gjithe makineria kriminale e narkoshtetit nga kreu i meduzes tek Lal Plehu denoncohen se jane angazhuar ne mbulimin dhe manipulim kriminal te ngjarjes tragjike te nje njeriu qe po lufton kunder vdekjes ne spital dhe e njoftojne si nje plagosje te lehte.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete qendrim, manipulim kriminal te ketij aksidenti i uroj te aksidentuarit, i cili sipas burimeve spitalore eshte i intubuar me respiracion te drejtuar dhe kontuzion te rende cerebral dhe pulmonar, sherim te plote.

Lexoni denoncimin e oficerit dixhital. sb

Mirembrema doktor! Dua te denoncoj perfshirjen e policise ne manipulimin dhe fshehjen e se vertetes per aksidentin e shkaktuar sot nga Mira Kazhani.

Çdokujt mund t’i ndodhë një aksident i tille fatkeq, por eshte revoltuese, kur policia behet pale, ne kete rast, me dike qe ka mbrojtjen e pushtetit dhe nuk thote te verteten per te aksidentuarin.

Disa redaksi lajmesh e kane informacion, por nuk e publikojne, sepse per Mira Kazhanin ka nderhyre Erion Veliaj dhe shefat e medhenj te policise. Telefonata te rendesishme jane bere edhe nga kryeministria. Shoqja e ngushte e Mira Kazhanit eshte nje nga grate qe preferon aktualisht Edi Rama, i cili i ka besuar nje rubrike ne ERTV.

Policia thote se i aksidentuari po ndiqet nga mjeket pa shpjeguar gjendjen e tij, siç ben zakonisht.

E verteta eshte se i aksidentuari ndodhet ne gjendje shume te rende ne spitalin ushtarak dhe, per shkak te demtimeve te renda, nuk eshte identifikuar ende.

Ai eshte ne koma, me frymemarrje artificiale, pasi ka pesuar goditje te rende ne koke, goditje te forte ne kraharor dhe ka çarje te mushkerise.

Policia nuk i thote keto ne njoftimin e vet, por kujdeset t’u thote njerezve se gazetarja qe financohet nga Erion Veliaj dhe nuk dihet si e ka vene pasurine keto vitet e fundit, eshte vene ne dispozicion te hetimeve.

Duke uruar qe i aksidentuari ta kaloje rrezikun per jeten, ju kerkoj ta publikoni kete informacion, qe tregon sesa pa dinjitet i trajton kjo qeveri jetet e atyre qe nuk kane lidhje me pushtetin, edhe kur keto jete jane ne vijen qe i ndan ata me vdekjen.

Me respekt, nga nje oficer policie, qe i vjen turp nga uniforma qe mban”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY