I dhanë fund miqësisë, zbulohet arsyeja e sherrit mes Oriola Marashit dhe...

I dhanë fund miqësisë, zbulohet arsyeja e sherrit mes Oriola Marashit dhe Noizyt

152
0
Shares

Pak ditë më parë lajmi se marrëdhënia mes modeles Oriola Marshi dhe reperit Noizy ishte prishur mori vëmendjen e të gjitha mediave. Dyshja nuk e ndiqte më njëri-tjetrin në ‘Instagram’ gjë që ngriti dyshimet se ata i kishin dhënë një herë e mirë fund miqësisë.

Ndërkohë që asnjëri prej tyre nuk reagoi lidhur me këto lajme, së fundmi miqtë të afërt të modeles dhe reperit kanë rrëfyer për ‘Panorama Plus’ se është e vërtetë se dyshja nuk shoqërohet më bashkë dhe Oriola është distancuar nga labeli i njohur ‘OTR’ për shkak se mes tyre ka pasur një mosmarrëveshje të madhe që ka çuar në prishjen  e raportit.

Ndërkohë, kujtojmë se pak muaj më parë Oriola deklaroi se do të sillte një këngë me grupin OTR duke u bërë kështu zyrtarisht pjesë e këtij labeli, megjithatë kënga nuk u publikua kurrë dhe së fundmi Oriola ka filluar sërish angazhimet në modeling.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY