Meta, i rreptë në Durrës: Shqipëria nuk mund të shkojë dëm nga...

Meta, i rreptë në Durrës: Shqipëria nuk mund të shkojë dëm nga kokëfortësia e liderëve

119
0
Shares

Presidenti Ilir Meta kërkoi sot mga zyrtarët e lartë të politikës shqiptare të përfshihe nnë dialog për të zgjidhur krizën në vend.

“Rivendosja e normaliteti kushtetues mund të arrihet me dialog të vërtetë dhe të përgjegjshëm mes partive politike. Përparimet që ka bërë Shqipëria nuk mund të shkojnë dëm nga kokëfortësia e liderëve politikë”, tha Meta.

Presidenti ishte sot në Durrës me rastin e 80-vjetorit të nisjes së rezistencës Antifashiste.

Fotografia e Ilir Meta

Ilir Meta sot ne Durres me gazetarin Bashkim Hoxha

Në një deklaratë për mediat Meta kujtoi edhe Mujo Ulqinakun dhe të gjithë atdhetarët që dhanë jetën për liri, ndërsa theksoi se normaliteti kushtetues mund të arrihet me dialog mes partive politike.

“Jemi këtu për të kujtuar me krenari të pafund Mujo Ulqinakun dhe të gjithë ata që i qëndruan betimit për atdhe. Përulem me nderim përpara një ushtaraku aq të thjeshtë, i cili bëri një shërbim historic”, tha Meta.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY