Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Qeveria nuk i siguroi as pension, as kemp, ja pse i moshuari u vetëdogj në mes të qytetit

06/04/2019
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pas ngjarjes së rëndë në Berat ku një burrë i vuri flakën vetes për shkak të varfërisë dhe dëshpërimit të madh ka reaguar ish deputeti i PD, Eno Bozdo.

Sipas Bozdos këto ngjarje janë të perseritura në këtë qytet pasi varfëria është ulur kembëkryq në cdo familje shqiptare.

POSTIMI I BOZDOS:

Xhevair Gjozi nga Celepias e Beratit i ka vene flaken vetes sot ne mes te qytetit. Varferia dhe deshperimi i madh e shtyne ne kete akt ekstrem. Eshte tragjedia e dyte ne kete qytet brenda dy javeve pasi Merita File, nene me tre femije, vari veten pasi nuk kishte me cfare t`i ushqente te vegjlit e saj. Ne castet e fundit te jetes u kujdes te lajmeronte policine dhe t`i linte amanet femijet.

Xhevairi per arsyet e tij shendetesore ishte i pamundur per te punuar. As e shoqja e tij Zhaneta. E megjithate nuk merrnin as pension dhe as kemp nga qeveria. Madje asnje ndihme ekonomike. Qeveria e dinte kete fakt, por nuk e vuri ujin ne zjarr. Sic nuk e vuri per Meriten me tre femije, apo per sa e sa te shkrete qe ndodhen ne kushte ekstreme te varferise dhe zgjedhin vetevrasjen per shkak se nuk kane cfare te hane. Qeveria parate i ka, por Xhevairirn dhe Meriten i konsideron thjesht numra. Parate shkojne per 12 dishepujt e Rames, sepse babezia eshte me e forte se varferia!

Berati sot eshte qyteti ne zbrasje. Ne vitet e fundit ka njohur vetem veshtiresi. Te rinjte po largohen te gjithe sepse papunesia dhe varferia eshte mbizoteruese. Vende pune te reja nuk ka, ndersa biznesi ankohet per renie drastike te fuqise blerese. Fermeret kane vite qe nuk kane pare as edhe nje ndihme nga qeveria, pavaresisht premtimeve te Rames. Berati sot eshte simboli tipik i keqqeverisjes korruptive Rames. Edhe pse votoi gjeresisht alternativen socialiste, sot e gjen veten ne ditet e veshtira te tij, shume larg nga emri dhe kultura qe perfaqeson.

Perpara dy javeve, Rama ne Berat, u pershkroi Beratasve me optimizem sesi qeveria e tij po zgjidhte hallet e njerezve, nje e nga nje, si asnjehere me pare. Se si qeveria e tij vinte doren ne zemer dhe mendonte per cdo qytetar te Beratit, dhe se punonte cdo dite me perkushtim per mireqenien e tyre. Perballe tij qendronte e mpire administrata e sjelle me pahir, me autobuze, ne nje dite pushimi. Rama u foli beratesve edhe per platformen per qytetaret, ku ata zgjidhin cdo hall te tyrin. Nuk e di n.q.s Xhevairi ka qene apo jo ne takim, por di me siguri qe ai preferoi te vriste veten, sesa te priste mbeshtetje nga kjo qeveri. Persa kohe Rama te jete ne krye te puneve, shprese per shqiptaret nuk do te kete. Parate do te shkojne ne xhepat e miqve te tij dhe alternativa e vetme ekonomike do te jete kanabisi.

Por ndryshimi po vjen. Shqiptaret dhe opozita jane bere bashke per te crrenjosur te keqen e madhe. “Rama duhet te ike”-eshte refreni qe degjohet sot ne cdo rruge, ne cdo kafe, ne cdo bashkebisedim. “Kemi nevoje per ndryshim”-shprehen te gjithe. Protestat e panumerta ne cdo rruge te Shqiperise jane prova qe shqiptaret kane vendosur t`i marrin ne dore fatet e tyre. Dhe pasi ky regjim te bjere, do te vije nje qeveri e popullit dhe per popullin. Qe i rindez motoret e ekonomise, qe ndihmon dhe mbeshtet te pamundurit, qe i jep shprese rinise te mos ta braktise vendin, qe lufton krimin dhe korrupsionin, qe nderton nje vend ku ka mundesi per te gjithe! E mbi te gjitha, qe e con Shqiperine ne Evrope. Prandaj sebashku ne 13 prill dhe ne gjithe ditet e tjera qe do te vijne, te behemi bashke pa dallim per t`i dhene fund agonise, per nje te ardhme te begate dhe dinjitoze!

Tags: vetedigjet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.