KORRUPSION/ Arrestohet ish-stafi drejtues i TEC-it të Fierit

KORRUPSION/ Arrestohet ish-stafi drejtues i TEC-it të Fierit

205
0
Shares

Një drejtor dhe dy ish zyrtarë të tjerë të lartë të TEC të Fierit u arrestuan sot nga policia me akuzën e korrupsionit.

Policia bëri të ditur se kanë rënë në pranga shtetasit Qemal Vrenozi, ish-drejtor i TEC-it, Flamur Fejzulla, ish-përgjegjës i TEC-it Fier dhe Artem Rusto, ish-magazinier i TEC-it Fier.

Ata akuzohen për një ankand te vitit 2012-2013 që mësohet se ka shkaktuar një dëm prej 209 milionë lekësh.

Aksioni i koduar “TEC-i” është zhvilluar mëngjesin e sotëm në Fieri dhe të arrestuarit mësohet se janë vënë nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës’.

Mes të hetuarve është edhe pronari i firmës që ka marrë tenderin në vitin 2013, e që mësohet se i është shkaktuar shtetit një dëm prej 209 milionë lekësh.

Policia ka shpallur në kërkim P. P., 53 vjeç, banues në Tiranë. (Ish-shef i Financës pranë TEC Fier) dhe T. B., 65 vjeç, banues në Tiranë, administrator në një firme private

Këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin gjatë periudhës së viteve 2012-2013 që kanë qenë në detyrë, në bashkëpunim me njeri tjetrin i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 209 milion lekë si rezultat i ankandeve publike të kryera në atë periudhë ku kanë favorizuar firmën e shtetasit T. B.

Për këta persona Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, ndërsa për shtetasin Qemal Vrenozi masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY