Lulzim Basha: Hapje, bashkim, qendrim pranë qytetarëve

Lulzim Basha: Hapje, bashkim, qendrim pranë qytetarëve

51
0
Shares

Lulzim Basha u tha demokratëve të Delvinës se gjendja në vend është e padurueshme dhe ka ardhur ora e ndryshimit. Realiteti është dramatik, shqiptarët janë braktisur nga qeveria që ekziston në botën e saj të luksit.

“Në këto 3 vite janë dhënë 1 miliardë dollarë për shëndetësinë, por jo vetëm që nuk është shpenzuar asnjë lek për përmirësimin e shërbimit i cili është përkeqësuar, por paratë kanë shkuar në 2-3 klientë të Edi Ramës. Ndërkohë që Shqipëria po lëngon nga papunësia, nga varfëria, nga padrejtësia dhe po zbrazet nga rinia, nga qytetarët, nga të papunët por edhe nga profesionistët, kur populli është i përmbytur, E​di Rama merr avionin për eskpozitë në Nju Jork. Sëmundja e dermatozës nodulare bën kërdinë tek fermerët në zona të tëra të Shqipërisë, Edi Rama merr avionin dhe shikon ndeshje sporti. Shqiptarët kërkojnë atë që është e tyrja dhe u takon, kërkojnë Shqipërinë, resurset e Shqipërisë, buxhetin e Shqipërisë të përdoret për shqiptarët, të përdoret për shumicën”, tha Basha.

Thirrja për demokratët është e qartë. Demokratët i kanë prirë ndryshimit dhe nevojave të vendit qysh ditën e parë te krijimit.

“Kurrë Partia Demokratike nuk ka qënë në bisht të ndryshimit. Gjithmonë i ka prirë asaj. Ndaj sot jemi mbledhur këtu, jo vetëm për të ndarë dhe diskutuar hallet dhe problemet e përditshme, por edhe rrugët e zgjidhjes që kalojnë përmes platformës tonë të kthimit të pushtetit tek qytetarët, të kthimit të Delvinës tek banorët e Delvinës, të kthimit të Shqipërisë tek shqiptarët. Por po kështu për të vendosur kursin e aksionit tonë politik që do të mundësojë që ky konsensus i madh qytetar të kthehet në një energji politike, të kthehet në një bashkësi të madhe që tejkalon konturet e partisë tonë politike dhe kështu me votë të largojmë qeverinë e pakicës dhe t’ia kthejmë qeverisjen dhe Shqipërinë shumicës, qytetarëve, shqiptarëve. Bashkimi dhe hapja janë në funksion të njohjes së realitetit, të vërtetave të qytetarëve. Atë që nuk e bën Edi Rama, atë që nuk e bën dot ai, ne duhet ta bëjmë me çdo kusht. Ne duhet të njohim realitetin ku jetojnë bashkëqytetarët tanë”, theksoi Lulzim Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY