VIDEO/“Drejtorit të policisë Fier duhet t’i viheshin prangat”, PD: Kanë një javë...

VIDEO/“Drejtorit të policisë Fier duhet t’i viheshin prangat”, PD: Kanë një javë që lidhin gjuhën

71
0
Shares

Nga selia blu, ish-deputeti i PD ka akuzuar Prokurorinë si pjestare të skandalit të madh të audiopërgjimeve për çeshtjen “Babale”.

Edmond Spaho thotë se prova e fundit e këtij bashkëpunimi kriminal, nga Edi Rama deri tek dëshmitari i rremë Fredi Alizoti është promovimi si drejtues i Policisë së Fierit i Andon Markos.

Spaho deklaron se sot Marko duhet të ishte në arrest me burg për veprën penale pengim i drejtësisë dhe bashkëpunimit kriminal për të fshehur një vepër të krimit të organizuar, siç është trafiku i drogës.

“Promovimi i policit të inkriminuar Andon Marko që, sipas përgjimeve të vetë prokurorisë, paguan me para dëshmitarin e rremë të qeverisë është një tjetër provë se Edi Rama e ka zëvendësuar shtetin ligjor me një sistem kriminal, ku ai që i shërben bandës në pushtet promovohet, ndërsa policët si Dritan Zagani apo Emiljano Nuhu, që denoncojnë banditët në qeveri, largohen në azil politik”,-thotë ndër të tjera ish-deputeti.

Sipas tij, prokuroria shqiptare jo vetëm është bërë pjesë e skemës së manipulimit, por vazhdon të heshtë edhe pas zbulimit të fakteve zyrtare që provojnë këtë skemë.

Pas skandalit mafioz për fabrikimin shtetëror të dëshmitarit të rremë kundër opozitës në çështjen Xhafaj, është i përfshirë drejtpërdrejt Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt politikë. Edmond Spaho deklaratë për mediat

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Samedi 6 avril 2019

DEKLARATË E NENKRYETARIT TË PD, EDMOND SPAHO
Gjatë gjithë kësaj jave qytetarët shqiptarë dhe opinioni ndërkombëtar kanë parë dhe dëgjuar përgjimet zyrtare nga Prokuroria, që provojnë skandalin mafioz të fabrikimit shtetëror të një dëshmitari të rremë kundër opozitës dhe medias në çështjen “Xhafaj”.

Qytetarët kanë dëgjuar sesi drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit kanë paguar para në dorë aktorit të qeverisë, Fredi Alizoti, i dënuar më parë për trafik droge, në mënyrë që të gënjente se ishte ai dhe jo Agron Xhafaj që koordinonte trafikun e drogës nga Vlora.

Përgjimet zyrtare të Prokurorisë tregojnë se ky skenar kriminal është vënë në zbatim nga një bashkëpunim mes drejtuesve më të lartë të Policisë së Shtetit, kupolës politike të Rilindjes dhe qeverisë, me përfshirje direkte të Prokurorisë dhe Shërbimit Informativ Shtetëror.

Një javë pas publikimit të këtij skandali mafioz çdo shqiptar e ka kuptuar se i përfshirë drejtpërdrejt është vetë Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt politikë.

Është përfshirja e vetë Edi Ramës në këtë aferë mafioze arsyeja se pse një javë pas publikimit të përgjimeve zyrtare ai nuk ka gjetur guximin as të distancohet e jo më të dënojë këtë akt mafioz e të kërkojë ndëshkimin e çdokujt të përfshirë në të.

Është përfshirja e drejtpërdrejtë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, e ish Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, e kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, arsyeja pse askush prej tyre nuk kanë gjetur guximin të distancohen e jo më të dënojnë këtë akt mafioz e të kërkojnë ndëshkimin e çdokujt të përfshirë në të.

Është përfshirja e drejtëpërdrejtë e dyshes Marku-Prela arsyeja se pse këta që reagojnë brenda pak minutash kundër protestuesve që mbrojnë të drjetat dhe shtëpitë e tyre, kanë një javë që kanë lidhur gjuhën, në vend që të nisin hetimet për kupolën qeveritare të përfshirë në këtë aferë mafioze.

Skandali i publikuar dhe përpjekja e kupolës së shtetit për ta kaluar atë në heshtje, është radiografia e shtetit bandit të Edi Ramës, ku kryeministri porosit manipulimin e së vërtetës së përfshirjes në trafik droge të vëllait të Ministrit të Brendshëm, dhe shërbëtorët e tij në polici, Shërbim informativ dhe prokurori, e zbatojnë atë.

Prova e fundit e këtij bashkëpunimi kriminal, nga Edi Rama deri tek dëshmitari i rremë Fredi Alizoti është promovimi si drejtues i Policisë së Fierit i Andon Markos, që sot duhet të ishte në arrest me burg për veprën penale pengim i drejtësisë dhe bashkëpunimit kriminal për të fshehur një vepër të krimit të organizuar, siç është trafiku i drogës.

Promovimi i policit të inkriminuar Andon Marko që, sipas përgjimeve të vetë prokurorisë, paguan me para dëshmitarin e rremë të qeverisë është një tjetër provë se Edi Rama e ka zëvendësuar shtetin ligjor me një sistem kriminal, ku ai që i shërben bandës në pushtet promovohet, ndërsa policët si Dritan Zagani apo Emiljano Nuhu, që denoncojnë banditët në qeveri, largohen në azil politik.

Prokuroria shqiptare jo vetëm është bërë pjesë e skemës së manipulimit, por vazhdon të heshtë edhe pas zbulimit të fakteve zyrtare që provojnë këtë skemë.

Më së paku, Prokuroria duhet t’i kishte vënë prangat për dëshmi të rreme, Drejtorit të sapoemëruar të Fierit, Andon Marko, i cili ka deklaruar se e ka takuar vetëm një herë aktorin e qeverisë, në një kohë kur përgjimet faktojnë të kundërtën.

Kapitullimi i shtetit të së drejtës dhe kapja e çdo pushteti në Shqipëri nga Edi Rama me krimin e organizuar, është kërcënimi më i madh për sigurinë dhe të drejtat e çdo qytetari shqiptar.

Ndaj, kauza jetike për të rikthyer sundimin e ligjit dhe për të çliruar qeverisjen nga krimi, ka bashkuar shumicën e shqiptarëve rreth opozitës në betejën për liri, siguri dhe mirëqenie për të gjithë.

Largimi i qeverisë së krimit do të jetë fitorja e parë e kësaj beteje!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY