FOTO/Gara presidenciale në Ukrainë bëhet serioze, kandidatët sfidojnë njëri-tjetrin me test droge

FOTO/Gara presidenciale në Ukrainë bëhet serioze, kandidatët sfidojnë njëri-tjetrin me test droge

121
0
Shares

Në raundin e parë ai u shpall fitues, ndërkohë që nuk ka asnjë eksperiencë në politikë.

Komediani  ukrainas Volodimir Zelenksi  i ka bërë sfidë të hapur dhe presidentit aktual i cili po kërkon mandatin e dytë.

Petro Poroshenko i është përgjigjur sfidës së kandidatit rival. Kështu të dy kandidatët presidencialë në Ukrainë i janë nënshtruar testit për drogë.

Presidenti aktual Petro Poroshenko dhe pretendenti kryesor, Volodimir Zelenski, dhanë kampionët e gjakut në klinikat e Kievit, të premten.

Pas testeve të hapura në sy të publikut, kandidatët do të përballën në një debat të planifikuar televiziv.

Poroshenko, që u rendit pas Zelenskit në raundin e parë, u tregua i gatshëm të përballet me kundërshtarin në një debat, që sipas tij mund të bindë zgjedhësit t’i japin një mandat të dytë.

Por shumë prej qytetarëve janë ende skeptikë për komedianin, pasi ai nuk ka paraqitur asnjë plan konkret për qeverisjen. Ai ka premtuar se do të publikojë platformën e tij politike para datës së debatit presidencial dhe i ka kërkuar Poroshenkos të luftojë korrupsionin duke reformuar gjykatat, policinë dhe shërbimet e inteligjencës.

Për të mbuluar këtë, skuadra e fushatës së Zelenskit publikoi një video të shkurtër të enjten, ku sfidohej presidenti për një debat në stadiumin olimpik, përfshirë edhe testin e drogës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY