VIDEO/”Vajzat e ekranit jo aq të mira”, flet moderatori: Lidhja me persona...

VIDEO/”Vajzat e ekranit jo aq të mira”, flet moderatori: Lidhja me persona publikë është dhimbje koke

131
0
Shares

Ai njihet për thumbat e vazhdueshëm që iu bën VIP-ave shqiptarë të ftuar në emisionin e tij në  INTV.

Ermal Peçi së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Late Night Show”, nga ku ka qënë në rolin e një të intervistuari dhe jo të moderatorit.

Peçi ka zbuluar se i ka dhënë fund lidhjes së tij një muaj më parë. Moderatori ka ndarë me shikuesit historinë e tij, ku ka thënë se ka qenë në lidhje me një personazh publik dhe shtroi se vajzat që duken të mira në ekran, nuk janë aq.

Kam 1 muaj e pak që jam single. Vajza në fjalë është personazh publik dhe mbase është rasti i fundit që unë lidhem ne një personazh publik. E ke pasur të ftuar në emision. Është një gocë shumë e mirë në ekran. Por mesa duket vajzat e mira në ekran nuk janë aq të mira në jetën përtej ekranit”, zbuloi Ermali. Më pas moderatori i emisionit, Kastro Zizo e pyeti nëse e ka tradhtuar.

Jo, më nuk bëhet fjalë. Po më shikon ajo, se e kam xhan. Divorci ishte për idealet tona. Ti karrierë, unë karrierë. Kaq. Prandaj them që lidhja me personazhet publike është dhimbje koke. Karriera bëhet e vështirë. Tre-katër muaj zgjati. Lidhja më e gjatë ka qenë 3 vite”, përfundoi Peçi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY