Jo vetëm Brazili, edhe Bolivia qan viktimat e shënuara nga rrëzimi i avionit në Medellin të Kolumbisë.
Mes pesë personave kolumbian që humbën jetën në aksidentin tragjik ajror, ishte edhe Sisy Aroas, një vajzë 29- vjeçare e cila ishte edhe modele, por që prej disa kohësh ishte ndihmës-pilote e kompanisë “LaMia”.
Më shumë se pasarelën ajo kishte pasion avionët. Udhëtimi për në Medellin ishte i pari që Sisy bënte për kompaninë “LaMia” dhe ishte pjesë e praktikës që duhet të bëjë një pilot civil, për shkak se dy vite më parë ajo kishte kryer studimet në SHBA, ku dhe jetonte.
“Ishte kthyer në Bolivi për të arritur një mijë orë fluturimi, në mënyrë që të hynte në kompaninë e madhe ajrore”, shkruajnë mediat vendase, raporton noa.al.
Sisy lë pas dy fëmijë, Matias 10 vjeç dhe Mariana 7. Ajo ishte edhe vajza e vogël e gazetarit të njohur Jorge Arias.
Ishte pikërisht gazetari ai që dha lajmin për vdekjen e së bijës nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale.
Sisy e kishte refuzuar sigurinë ekonomike që ofronte puna e të atit dhe dëshironte të fluturonte.
Pak momente para se të nisej për fluturim ajo kishte dhënë një intervistë.
“Ndjesia e të qenit aty lartë është e pabesueshme, edhe pse ndonjëherë mendon se motorët mund të kenë defekt”, tha ajo.
Ndërkohë në postimin e bërë në Facebook, i ati shkroi “Zoti të priftë në parajsë vogëlushja ime, do të dua gjithmonë. Vetëm se u nxitove pak, kjo nuk është një lamtumirë”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/