Kapet Bosi shqiptar ne Lece

Kapet Bosi shqiptar ne Lece

254
0
Shares

Nje i ri shqiptar dhe një italian përfunduan në prangat e policisë italiane ne Lece nën akuzën e shitjes së lëndëve narkotike.

Operacioni i arrestimit të tyre erdhi pas ditë të terash vëzhgime dhe hetime te policise duke zbuluar një ndërtesë që shërbente si bazë për shitjen e drogës.

Në pranga përfundoi Liridon Bosi, i lindur 25 vite më parë në Shqipëri dhe italiani, Stefano Castrignanò, 32 vjeç, lindur në Leçe.

Pas një aktiviteti të gjatë të vëzhgimit dhe hetimi, policia ndërhyri dje në mesditë në një ndërtesë në rrugën “Leuca”, ku kishin vënë re ardhjen e njerëzve të shumtë. Policia ndaloi fillimisht një nga dy të arrestuarit, me çelësa të shumtë me vete.

Më pas, u ushtrua kontroll i imtësishëm në banesë ku brenda saj ishte Bosi.

Atje u gjetën 1 kg kokainë dhe të gjitha materialet e nevojshme për paketimin e dozave  përfshirë edhe një peshore elektronike si dhe ngjitës.

Të dy u arrestuan dhe pas përfundimit të formaliteteve, përfunduan në burgun “Borgo San Nicola” në Leçe.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY