U zhvatën mijëra euro të moshuarve grekë, shqiptari i arrestuar si bashkëpunëtor...

U zhvatën mijëra euro të moshuarve grekë, shqiptari i arrestuar si bashkëpunëtor i grave rumune

118
0
Shares

Policia greke ka publikuar të dhënat e identitetin për tre persona të arrestuar për grabitje, për përfshirje në bandë kriminale dhe për pastrim të parave të ardhura nga aktiviteti kriminal.

Midis tre të arrestuarve, janë dy gra rumune, dhe shqiptari Fatjon Demiri, i lindur në vitin 1989.

Në këtë mënyrë, policia greke u kërkon qytetarëve që të denoncojnë rastet e tjera të grabitjeve të tyre.

Grupi kishte grabitur dhe mashtruar të moshuarit në Pieria.

Gjatë hetimeve në shtator të vitit 2018 në Katerini, dy gratë duke vepruar së bashku grabitën një të moshuar 80 vjeçar, duke përdorur ilaçe gjumi dhe më pas i grabiti telefonat celularë dhe shumën prej 6,000 euro. Më pas, ato u larguan me makinë ku i priste bashkëpunëtori i tyre, i riu shqiptar.

Më pas, 22 vjeçarja rumune me paratë e vjedhura, bleu një automjet, duke legalizuar të ardhurat e paligjshme.

Gjithashtu, 22 vjeçarja kishte arritur t’i merrte një 76 vjeçari grek shumën prej 9.080 euro, në harkun kohor të dy vjetëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY