Mediat e huaja: Fermeri shqiptar gjen bombë në fshatin e tij

Mediat e huaja: Fermeri shqiptar gjen bombë në fshatin e tij

103
0
Shares

Mediat e huaja prestigjoze si Asociatedd Press dhe Daily Mail kanë shkruar për gjetjen e një bombe të kohës së Luftës të Dytë Botërore në fshatin Frakull e Madhe të Shqipërisë.

Siç raporton “Daily Mail”, bomba u gjet nga një fermer në pjesën perëndimore të vendit. Ekspertët kanë thënë se bomba mund të jetë hedhur prej aeroplanëve ushtarakë italianë gjatë pushtimit fashist të Shqipërisë më 1939.

Fermeri gjeti bombën dhe thirri menjëherë autoritetet. Ekspertët për eksplozivët e transportuan menjëherë bombën për në Tiranë për shkatërrim.

Shqipëria ishte pushtuar nga Italia fashiste nga viti 1939 deri më 1943 dhe më pas nga Gjermania naziste deri në fund të vitit 1944.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY