Pse u vra teknologu i Ballshit: Telefonata e fundit

Pse u vra teknologu i Ballshit: Telefonata e fundit

55
0
Shares

Një nga pistat kryesore të vrasjes kalon cdo fantazi. Ajo lidhet me një ngjarje tjetër që ka ndodhur përpara vitit ’90 ndërkohë që Duraj ka bërë edhe një telefonatë me familjen para egzekutimit të tij.

Katër ditë pas gjetjes së kufomës së 57 vjeçarit nga Mallakastra në pyll, mjekët ligjorë kanë konfirmuar vrasjen e tij. Dyshimet e para të policisë së fierit se 57 vjeçari Shefo Duraj është vrarë rezultuan të vërteta.

Ngjarja mendohet të ketë ndodhur në 14 nëntor kur Duraj me profesion teknolog në uzinën e Ballshit komunikoi me familjarët në telefon duke i njoftuar se do të udhëtonte drejt Skraparit me disa shokë por humbi çdo kontakt ndërsa trupi i tij u gjet dy javë më vonë. Ekspertiza mjekologjore saktësoi se viktima është vrarë me mjet prerës.

Burime nga grupi hetimor thanë se autori ka dashur të humbë gjurmët duke tentuar të djegë kufomën. Po ashtu burimet thanë se pista e hetimeve është ajo e hakmarrjes për një vrasjeje të përpara viteve ‘90 ku ka qënë i përfshirë një i afërm i viktimës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY