Premtimi i Bashës në Kukës: Nuk do të paguajnë për Rrugën e...

Premtimi i Bashës në Kukës: Nuk do të paguajnë për Rrugën e Kombit

57
0
Shares

Nuk do të paguajnë kuksianët për rrugën e Kombit dhe nuk do ta pranojmë këtë taksë të re që izolon banorët. Ky ka qenë premtimi i kryetarit të PD Lulzim Basha gjatë takimeve të tij në Kukës.

“Kukësi është në varfëri të plotë. Papunësia ka prekur çdo familje dhe rreth 6 mijë prej tyre jetojnë me ndihmë sociale.

Pagesa që qeveria vendosi për Rrugën e Kombit do të dyfishojë çmimin e biletës të udhëtimit, do të rrisë koston e lëvizjes së mallrave, dhe do t’i izolojë kuksianët nga pjesa tjetër e vendit.

Ju premtova kuksianëve se unë dhe Partia Demokratike nuk do të pranojmë që ata të paguajnë për Rrugën e Kombit. Rruga e Kombit duhet të jetë e lirë, duhet të jetë rruga që na bashkon dhe jo rruga që na izolon”, ka deklaruar Basha.

Duke filluar nga janari të gjithë ata që do të ushëtojnë në autostradën Durrës Kukës do të paguajnë 5 euro.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY