Edhe kryetari i FRPD-së kërkon mandatin, shkon në 102 numri i deputetëve...

Edhe kryetari i FRPD-së kërkon mandatin, shkon në 102 numri i deputetëve në Parlament

87
0
Shares

Një tjetër kandidat nga lista e PD ka kërkuar mandatin e deputetit.

Bëhet fjalë për kryetarin e FRPD-së Ersekë, Arlind Çarçani.  Sot ai ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit në KQZ.

Bashkë me Çarçanin shkon në 102 numri i deputetëve.

Një ditë më parë, Korab Lita mori mandatin nga KQZ dhe pritet të betohet në seancën e radhës plenare ndërsa Halil Jakimi do të marrë mandatin pasi të pranohet dorëheqja e tij si bëshilltar bashkiak në Bulqizë.

Nga opozita e re, vendet më të shumta i ka zënë LSI bashkë me deputetin e mëparshëm Lefter Koka, ndërsa nga PD janë deputetët e rinj, dhe dy përfaqësuesit që nuk lanë mandatin Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY