Incident mes delegacionit kosovar dhe serb, shtyhet konferenca, ministri sqaron përplasjen

Incident mes delegacionit kosovar dhe serb, shtyhet konferenca, ministri sqaron përplasjen

117
0
Shares

Një incident i papritur ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, teksa pritej të mbahej një konferencë e rëndësishme.

Konferenca mbi “Klimën në Ballkanin Perëndimor”, që duhet të niste në orën 10:00 në Tiranë, nuk është zhvilluar fare.

“News 24” raporton se shkak për vonesën e më pas shtyrjen e konferencës është bërë një problem mes delegacionit serb e atij kosovar.

Mësohet se delegacioni serb nuk ka pranuar të rrijë bashkë me delegacionin kosovar, të dy të ftuar si pjesë e kësaj konference të rëndësishme.Kosova nuk ka pranuar të përfaqësohet nën logon UNMIK, pasi është shtet i pavarur.

Sakaq delegacioni serb nuk e ka pranuar pjesëmarrjen e Kosovës në këtë Konference, e për këtë arsye janë larguar, duke mos nuk ka pranuar që Kosova të bëhet anëtare me të drejta të plota në Kombet e Bashkuara.

Sipas informacioeve, mësohet se në konferencë do merrnin pjesë edhe Kosova me Serbinë, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe ambasadorë dhe donator të huaj.

Në një deklaratë për mediat, ministrat e mjedisit (Kosovës dhe Shqipërisë) bënë thirrje për diskutime dhe jo sjellje të tilla.

Në një prononcim për mediat Ministri i Mjedisit të Kosovës, u shpreh se askush nuk duhet të ëndërrojë që ta përjashtojë Kosovën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY