VIDEO/Motër e vëlla të arrestuar shpërthejnë në lot para gjykatës, babai: Nuk...

VIDEO/Motër e vëlla të arrestuar shpërthejnë në lot para gjykatës, babai: Nuk kanë lidhje me minat

125
0
Shares

Gjykata ka vendosur arrest me burg për Armand Lukanin dhe arrest shtëpie për  Amelda Elezin.

Këtë paradite të së premtes në Gjykatën e Lezhës vëlla e motër mbërritën  për tu njohur me masën e sigurisë. Të dy u kapën të martën me tre mina me telekomandë, të cilat do t’i shisnin.

Gjatë momentit të hyrjes në Gjykatë, të dy të rinjtë kanë shpërthyer në lot, ndërsa i ati dëgjohet të thotë mes lotësh, “ç’më bëtë mor bir”.

Në një prononcim të shkurtër për gazetarët, i ati i dy të rinjve, 23 dhe 21 vjeçe, është shprehur se ata janë të pafajshëm dhe se dikush i ka përdorur.

Ai ka thënë se e bija është shtatzënë, ndërsa ka shtuar se nuk ka mundur t’u sigurojë një avokat fëmijëve, pasi gjendja e tyre ekonomike është e vështirë.

Djali nuk është marrë kurrë më mina dhe lëndë narkotike, punonte në bujqësi. Mendoj e i ka përdorur dikush, sepse nuk kishte  ku t’i gjente. Nuk kemi marrë avokat sepse nuk kemi mundësi ekonomike”, është shprehur në lot i ati.

*Video Fax News

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY