Studentët e UBT-së vijojnë protestën, konflikti me Bashkinë: Fidanishtja do kthehet në...

Studentët e UBT-së vijojnë protestën, konflikti me Bashkinë: Fidanishtja do kthehet në shkollë

133
0
Shares

Edhe ditën e sotme, studentët e Universitetit Bujqësor kanë dalë në protestë, për të kundërshtuar planin e ndërtimit të një shkollë në fidanishten që ishte supozuar për ta.

Sipas tyre, ata nuk do të lejojnë kthimin e një pjese të fidanishtes ku ata bëjnë praktikën, në shkollë të re.

Një pjesë e tokës ku është ngritur fidanishtja e UBT-së ka qenë pronë private, të cilën e ka blerë Bashkia e Tiranës.

Dekani i UBT-së, sqaroi se kjo tokë i ka kaluar tashmë Bashkisë së Tiranës, e cila pritet të ndërtojë një shkollë të re. Por kjo, bie ndesh me projektet që vetë Universiteti kishte për të modernizuar e zgjeruar fidanishten, projekt që sipas tij i ishte premtuar nga vetë kryeministri Rama.

Më tej studentët janë shprehur se kjo protestë mund të jetë dhe fillimi i një tjetër proteste masive nga gjithë studentët.

Kliko ketu per lajme te tjera

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY