Edhe Jonida Vokshi joshet nga djemtë e prishtinës duke lënë pas historinë në Tiranë. Aktorja e njohur e disa filamve dhe prezantuesja e emisionit “Thurje”, Jonida Vokshi, flitet se ka nisur një histori të re dashurie me reperin simpatik nga Kosova, Trim Ademi, i njohur si Capital T.
Një postim në faqen “Vipat e Bllokut” në Instagram ka zbuluar lidhjen e fshehtë të reperit që prezantohet tani si True Kapo dhe Jonida Vokshit. Sipas dëshmisë së faqes, thuhet se ata të dy ishin parë në Londër në çaste intime, qyteti nga i cili kishin postuar momente nga lidhja romantike, raporton “Panorama plus”.
Edhe pse të dy janë treguar të kujdesshëm që të mos publikonin foto bashkë nga qëndrimi atje, me postimet në Instagram që kanë bërë të dy, ata kanë treguar se javën e kaluar kanë qenë në Londër. Sipas burimeve pranë çiftit, flitet se ata kishin prenotuar në një nga hotelet e shtrenjta. Bashkë me ta ka qenë dhe këngëtarja Elvana Gjata, e cila flitet se ka prezantuar mikeshën e saj të ngushtë prej vitesh, Vokshin, me reperin Capital T, me të cilin bashkëpunoi për klipin e fundit “Lejla”.
Ndërkaq, në videon e publikuar nga Jonida në rrjetin social “Instagram” shihet ajo para Bing Ben-it, duke u përkëdhelur para fokusit të aparatit, pas të cilit ka qenë vetë Capital T. Ajo duket shumë e lumtur, ndërkohë që te miqtë e afërt e ka pranuar historinë e re që ka lindur mes saj dhe këngëtarit. Si prezantuesja, edhe reperi janë në momentet e tyre më të mira në karrierë. Pas komedisë së zezë “Kujtesa e ujit”, Jonida Vokshin e pamë si nusen e pafat që braktisej nga burri një javë para dasmës në filmin e ri “7 ditë”, ku Jonida është protagonistja kryesore.
Jonida Vokshi nis këtë histori të re dashurie një vit pasi i dha fund lidhjes me Iv Tasen, i njohur si nipi i Ardit Gjebresë. Ivi, regjisor i programit “E Diela shqiptare”, tashmë ka krijuar një lidhje të re vetëm pak pas ndarjes nga Vokshi.
Aktorja nisi të bëhej e njohur si imazhi i Digitalb shumë vite më parë. Për një kohë të gjatë ajo mabjti një nga reklamat kryesore në vend ndërkohë që ra në sy për bukurinë e saj tërësisht natyrale.
Më pas Jonida, “vajza e drejtorit”, pati sukses pas suksesi, ashtu sic e kanë zakonisht vajzat e drejtorit, duke drejtuar emision ne një prej kanaleve të Digitalb si dhe më pas duke u përfshirë si aktore në komedinë mjaft popullore “ Oh sa mirë..”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/