LAJM I FUNDIT/”Juristët e rremë”, kapen gruaja dhe i riu në Tiranë,...

LAJM I FUNDIT/”Juristët e rremë”, kapen gruaja dhe i riu në Tiranë, ja për çfarë akuzohen

116
0
Shares

Policia ka finalizuar një operacion ku kanë rënë në pranga 2 shtetas.

Policia sqaron se 2 personat në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke u prezantuar si juristë të një institucioni të rëndësishëm kushtetues të Republikës së Shqipërisë, kanë mashtruar dy shtetas duke iu kërkuar një shumë të konsiderueshme lekësh, me qëllim për t’iu siguruar leje zhvillimore e licencë për ushtrimin e aktivitetit të mësimdhënies në një komunitet fetar.

NJOFTIMI I PLOTE 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Juristët e rremë”.

Operacioni nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Prezantoheshin si juristë të një institucioni të rëndësishëm kushtetues shqiptar dhe premtonin në këmbim të një shume lekësh, dhënie lejeje zhvillimore e licencë, për ushtrim të aktivitetit të mësimdhënies. Në pranga dy shtetas.

Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Juristët e rremë”, arrestuan në flagrancë shtetasit:

– M. F., 48 vjeçe, banuese në Tiranë (e dënuar më parë për veprën penale të “Mashtrimit”);

– N. Sh., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasit e lartpërmendur në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke u prezantuar si juristë të një institucioni të rëndësishëm kushtetues të Republikës së Shqipërisë, kanë mashtruar dy shtetas duke iu kërkuar një shumë të konsiderueshme lekësh, me qëllim për t’iu siguruar leje zhvillimore e licencë për ushtrimin e aktivitetit të mësimdhënies në një komunitet fetar.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë në momentin që do të takoheshin për t’u kërkuar lekët dy shtetasve të mashtruar.

Gjatë arrestimit kanë bërë rezistencë dhe kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

Një automjet;
Dy aparate celularë;
Dokumente të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Përvetësimi i titujve apo i detyrës shtetërore”, “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”, parashikuar nga nenet 143/3, 186, 246/2, 237 dhe 236 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY