Vasili ngre shqetësimin: Ka rifilluar mbledhja e kanabisit, qeveria është bërë njësh...

Vasili ngre shqetësimin: Ka rifilluar mbledhja e kanabisit, qeveria është bërë njësh me të

63
0
Shares

Ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili ka ngritur shqetësimin se në vend ka rinisur sërish mbjellja e kanabisit.

Në një status në Facebook, Vasili përmend Gjirokastrën, si zonën kryesore ku ka nisur mbjellja. Ndërsa akuzon policinë dhe qeverinë si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Reagimi i Vasilit

Alarm, Mbjellja e Kanabisit ka rifilluar në masë, qeveria është bërë njësh me të!!!

Kjo polici në vend që të merret me krimin, në vend që të merret me kriminelët, në vend që të merret më trafikantët, në vend që të merret me Rimbjelljet masive e shumë të mëdha të kanabisit, të cilat kanë rifilluar sërish mbjelljet e mëdha të kanabisit me keq se në 2015!!!

Gazetarë, analistë, përfaqësues të shoqërisë civile nëse keni mundësi, vullnet dhe përgjegjshmëri, celularet aparate fotografike dhe kamerat e shikoni në mjaft zona të Shqipërisë.

Shkoni në qarkun e Gjirokastrës, shkoni edhe në qarqe të tjera.

Pra në vend të merret me këtë kjo polici e kapur kokë e këmbë nga trafiqet dhe krimi, a e di se çfarë bën kjo?

Sot kanë miratuar me VKM krijimin e një kompanie me oficerë me police të shtetit, që mund të ofrojë shërbime private të tjerëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY