DOSJA/Si u abuzua me TEC e Fierit, detaje nga dosja e hetimit

DOSJA/Si u abuzua me TEC e Fierit, detaje nga dosja e hetimit

419
0
Shares

Policia e Fierit arrestoi një grup ish-drejtuesish të TEC të Fierit ndërkohë që prokuria ka zbardhur dosjen që verifikon korrupsionin e zyrtarëve, sipas saj.

Sipas Prokuririsë nga hetimet e deritanishme rezulton se me 30 Dhjetor 2013 me urdhër të likuidatorit të shoqërisë Petrol Alba SHA, është ngritur komisioni për kryerjen e inventarizimit TEC Fier. Gjatë inventarizimit të materialeve, komisioni i ngritur ka konstatuar diferenca në AQT (Aktivet Qarkulluese të Trupëzuara) në ruajtje, në vlerën 580.706 lekë dhe AQT në bilance me një diference në vlerën 209.984.650 lekë, si dhe mungesa të materialeve gjendje në magazinë në vlerën 23.732.813 lekë. Për këtë diferencë është mbajtur dhe procesverbali i datës 26 Shkurt 2014 midis komisionit dhe magazinierit të TEC Fier, shtetasit Artem Rusto.

Në vijim komisioni i inventarizimit ka informuar me shkrim nëpërmjet shkresës Nr.513/2, datë 27 Mars 2014 likuidatorin e kësaj shoqërie, i cili ka depozituar kallëzimin penal në ngarkim të shtetasin Artem Rusto, se ka kryer veprën penale të parashikuar nga neni 135 i K. Penal.

Nga përmbajta e materialeve bashkëlidhur kallëzimit penal të depozituar nga shoqëria Petrol Alba SHA rezulton se, me Urdhrin Nr. 293, datë 17 Gusht 2012 të Likuidatorit të shoqërisë Petrol Alba SHA, është emëruar në detyrën e Përgjegjësit të TEC Fier shtetasi Qemal Vrenozi, i cili e ka mbajtur këtë detyrë deri në muajin Korrik 2013.

Me Urdhrin Nr. 346, datë 25 Korrik 2013 të Likuidatorit të shoqërisë Petrol Alba SHA, është emëruar me detyrën e Përgjegjësit të TEC Fier shtetasi Flamur Fejzulla, detyrë të cilën e ka ushtruar deri në muajin Tetor 2013 kur është larguar.

Me Urdhrin Nr. 292, datë 5 Tetor 2012 është emëruar magazinier i TEC Fier shtetasi Artem Rusto, pas lirimit nga detyra të shtetasit Hekuran Sherifi. Këtë detyrë shtetasi Artem Rusto e ka mbajtur deri në muajin Maj 2013, ku më pas është zëvendësuar nga shtetasi Flamur Fejzulla. Me largimin e shtetasit Flamur Fejzulla nga detyra e magazinierit dhe emërimin e tij si Përgjegjës i TEC Fier, ka rifilluar përsëri punën shtetasi Artem Rusto deri në muajin Tetor 2013.

Në vijim të hetimeve, është pyetur me cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale shtetasi Artem Rusto, me detyrë ish magazinier pranë TEC Fier nga data 5 Tetor 2012 – Maj 2013 dhe nga data 25 Korrik 2013 – Tetor 2013. Ai deklaron se ka punuar pranë shoqërisë Petrol Alba SHA me detyrën e magazinierit. Ai deklaron se është njohur me urdhrin e likuidatorit shtetasit Fatmir Mehmetaj, për fillimin e detyrës nga juristi i drejtorisë që quhej Ari (Arif Isufaj). Kur është prezantuar, i pranishëm ka qenë edhe Përgjegjësi i TEC Fier shtetasi Qemal Vrenozi. Ai deklaron se para tij ishte në detyrë shtetasi Hekuran Sherifi, të cilin e ka takuar bashkë me juristin me emrin Ari në zyrën e shtetasit Qemal Vrenozi. Në momentin e prezantimit, shtetasi Qemal Vrenozi i ka vënë përpara inventarin e magazinës për të marrë në dorëzim, por deklaron se fillimisht nuk e ka pranuar ta nënshkruajë, por me insistimin e shtetasve Qemal Vrenozi dhe juristit me emrin Ai, ai ka pranuar që të nënshkruajë marrjen në dorëzim të inventarit.

Shtetasi Artem Rusto deklaron se gjatë kohës që ai ka qenë në detyrën e magazinierit janë zhvilluar 3 ankande për shitjen e materialeve të ndryshme, ku ankandi i parë është zhvilluar për shitjen e mazutit, për të cilin ai ka mbajtur dokumente të rregullta, ankandi i dytë është zhvilluar për shitjen e aseteve të ndryshme, ku ndër personat që kanë fituar në këtë ankand ka qenë edhe shtetasi Taip Bardhi nga Tirana, i cili ka blerë tubo të llojeve të ndryshme, kushineta, tubo bronzi, tubo bakri, transformator rryme, etj. Ankandi i tretë është zhvilluar për blerjen e telave të rrymës me vlerë shumë të shtrenjtë, elektromotorë, etj., i cili është fituar nga shtetasi Mehmet Dyrmishaj. Ai deklaron se shoqëritë që kishin fituar ankandin, paraqiteshin tek ai dhe në bazë të mallrave të përshkruar në kontratë ai bënte daljen e mallit nga magazina, nëpërmjet faturave që nënshkruheshin nga të dy palët, si dhe priste edhe faturë tatimore shitje me TVSH.

Ai deklaron se në periudhën kur është paraqitur shtetasi Taip Bardhi, janë prerë 3 apo 4 fatura tatimore shitje, por në vijim Shefi i Financës shtetasi Petrit Perhati i ka thënë se: “Faturat tatimore i ke prerë gabim dhe prandaj ato do anulohen, por t’i jepi mall Taip Bardhit se në fund do të bëjmë rakordimin dhe do t’i mbledhim në një faturë të vetme me TVSH” dhe i anuloi faturat tatimore që ishin prerë deri në atë moment. Ai deklaron se në vijim shtetasi Petrit Perhati nuk e ka thirrur më në zyrë për të bërë rakordimet. Ai deklaron se gjatë kësaj periudhe shtetasi Petrit Perhati i ka kërkuar që shtetasi Taip Bardhi të marrë edhe materiale jashtë kontratës, por ai fillimisht nuk ka pranuar, pastaj me urdhër i ka shitur shtetasit Taip Bardhi disa tubo me vlerë të shtrenjtë dhe për këtë fakt janë mbajtur fletëdaljet të cilat janë nënshkruar nga ai dhe shtetasi Taip Bardhi. Shtetasi Artem Rusto pretendon se sasia e mallrave të bëra dalje nga magazina për subjektin Taip Bardhi nuk është ajo që pasqyrohet në bllokun e faturave tatimore, por në vlera shume më të mëdha. Për të vërtetuar këtë ai ka vënë në dispozicion fletëdaljet origjinale të vulosura dhe të nënshkruara nga shtetasi Taip Bardhi

Ai deklaron se në periudhën e ndryshimit të qeverive në vitin 2013, ka shkuar në zyrën e shtetasit petrit Perhati dhe e ka pyetur se çfarë do të bënin për ato tubat që ka marrë jashtë kontrate shtetasi Taip Bardhi, por shtetasi Petrit Perhati i ka deklaruar se: “Gjej ca tubo andej nga TEC-i dhe futi brenda në magazinë sa për të justifikuar”. Ai deklaron se fatura me TVSH shoqëronte mallin, por sipas urdhrit të shtetasit Petrit Perhati i cili i ka deklaruar se do i prisnin në fund, ai nuk i ka prerë këto fatura për subjektin Taip Bardhi. Ai deklaron se për një periudhë është ndaluar dhënia e materialeve për shtetasin Taip Bardhi, por me një urdhër të likuidatorit të ri Ardian Kokalari, ai ka vijuar të furnizojë përsëri shtetasin Taip Bardhi. Ai deklaron se në këtë periudhë për evadimin e mallrave nga magazina ai ndihmohej edhe nga shtetasit Qemal Vrenozi dhe Arti Matohiti, si dhe ndihmës magazinieri Kasëm Saliaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY