Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një intervistë për Deutche Welle deklaroi se në Europë nuk shkohet me gënjeshta, hilera dhe shtet të kapur nga krimi.
Basha: Takimet që janë organizuar me mikëpritësit e mi në Bundestag edhe me qeverinë federale në kancelari dhe Ministrinë e Jashtme kanë për qëllim diskutimin e krizës politike në Shqipëri dhe bashkëpunimin me partnerët tanë strategjikë, Gjermaninë, për tejkalimin e kësaj krize politike, kushtetuese, institucionale. Tejkalimi i kësaj krize është shumë i rëndësishëm për demokracinë në Shqipëri, por edhe për të ardhmen europiane të vendit. Në Europë nuk shkohet me gënjeshtra, nuk shkohet me hilera, nuk shkohet me një shtet të kapur nga krimi, por shkohet me vlera, me të vërteta dhe me një shtet të çliruar nga krimi dhe me një Parlament të zgjedhur nga vota e shqiptarëve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/