Tirana zyrtare ka reaguar sot pas deklaratave të ministrit grek të Mbrojtjes që kërcënonte Shqipërinë nga një repart ushtarak në kufi me vendin tonë.
Përmes ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli, qeveria e Shqipërisë thotë se vedni është anëtar i NATO dhe se ministri grek po risjell fantazma të së shkuarës.
Edhe pse deklarata e Kodhelit nuk ka ndonjë reagim me thelb ajo ka ironizuar tërthorazi uniformën ushtarake të ministrit.
“NATO u krijua për të bashkuar vendet demokratike të hemisferës veriore përballë çdo rreziku totalitar. Por sot e kam të vështirë të kuptoj pse ndonjë politikan në Ballkan vesh uniformë ushtarake dhe përpiqet të ngrejë fantazma të së shkuarës. Kanë ikur kohët e satrapëve.
Give peace a chance”, deklaron Kodheli.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/