Hajdari nuk përmbahet ndaj kritikëve: Kush bën sikur e do të djathtën,...

Hajdari nuk përmbahet ndaj kritikëve: Kush bën sikur e do të djathtën, të kujtojë rastin e Islamit dhe Xhuvelit

98
0
Shares

Deputetja Rudina Hajdari ka gjetur kohë ditën e sotme për t’iu përgjigjur kritikëve pas veprimit të saj ditën e djeshme ku kërkoi në nisje të fjalës së saj në Kuvend një minutë heshtje për 4 dëshmorët e 2 prillit.

Deputetja Hajdari në reagimin e saj thotë se Ruçi ka 28 vjet që është pjesë e politikës, ndërsa kujton edhe rastet e Islamit dhe Lefter Xhuvelit.

“Të kërkosh nderim zyrtar me heshtje në Kuvend për Martirët e Demokracisë nuk është fyerje por akt dinjitoz për ata që besojnë në vlerat demokratike.

Ata që bëjnë sikur e duan shumë të djathtën duhet të kenë parasysh se me Gramoz Ruçin dhe partinë e tij kanë 28 vjet që bëjnë politikë.

Mos të harrojnë historinë se Z. Islami që ishte Kryetar i Kuvendit Komunist e kanë bërë pjesë të grupit parlamentar ndërsa me Lufter Xhuvelin kanë mbajtur koalicion.

Drejtësi duhet të bëhet për Martirët e Demokracisë ashtu siç edhe për dhjetëra raste të rënda në Shqipëri të cilat kanë mbetur si gjurma në akull si shkak i politikës 28 vjeçare..!”, shkruan Hajdari.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY