Gjendet ish-gazetari humbur i Klanit, ja ku kishte përfunduar pas zhdukjes

Gjendet ish-gazetari humbur i Klanit, ja ku kishte përfunduar pas zhdukjes

209
0
Shares

Lazion Cini, ish-gazetar i Tv Klan, u denoncua i zhdukur në Polici, nga familja që prej datës 28 mars.

Cini, 30 vjeç, kishte humbur gjurmët që prej pasdites së kësaj dite pas takimit me një shok në një kafe pranë sheshit “Ëilson”.

Familjarët thanë se ai vuante nga depresionit dhe si shenjë dalluese kishte një tatuazh tribal.

Ditën e sotme pas denoncimit mbrëmë edhe në emisionin “Pa gjurmë’ në Report, familja ka mundur të bjerë në gjurmë të të afërmit të tyre.

Ata i thanë emisionit se Lazioni ka mundur të lidhet me familjen.

Të afërmit njoftuan se Lazioni kishte përfunduar në spital pas një aksidenti.

Lajmin e parë e kanë konfirmuar mjekët të cilët i pohuan familjes se 30 vjeçari ishte në kujdesin e tyre.

Lazion Cini ka një vit që kurohet nga depresioni, ndërsa ka punuar si gazetar i sociales në Klan në vitin 2010.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY