Policia arriti të gjente një person që ishte marë peng dhe torturuar në një nga ambientet e ish-Uzinës së Autotraktorëve
Rreth orës 22:00 të ditës së djeshme, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë, se në zonën e njohur si “Uzina e Autotraktorave”, një shtetas ishte keqtrajtuar fizikisht dhe po mbahej, pa dëshirën e tij në një banesë.
Menjëherë janë dërguar Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 1, të cilët kanë marrë kontakt me shtetasen M. F., e cila sqaroi punonjësit, se bashkëshortin e saj, shtetasin G. F., e kishte goditur shtetasi Besnik Sylaj dhe po e mbante pa dëshirën e tij në banesë.
Nga ana e Shërbimeve është bërë e mundur hapja e banesës, ku në brendësi të saj nuk është konstatuar asnjë person, por janë konstatuar disa njolla si ato të gjakut që dyshohej se mund të ishin të shtetasit G. F.
Sot më datë 03.11.2016, rreth orës 07:00, falë punës policore , në ambjentet e ish Uzinës së Autotraktorëve, është bërë e mundur gjetja e shtetasit G. F., i cili u dërgua në S.Q.U., pasi kishte dëmtime në pjesën e fytyrës dhe të brinjëve, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr 1, kanë organizuar punët ku kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasin:
• Besnik Sylja, 34 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Shfrytëzim të Prostitucionit”
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Heqje të paligjshme të lirisë”, parashikuar nga Neni 110/2 i Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/