CALL CENTER/Tirana, vetëm një letër qeverisë italiane, lexoni cfarë kërkon

CALL CENTER/Tirana, vetëm një letër qeverisë italiane, lexoni cfarë kërkon

68
0
Shares

Qeveria shqiptare i ka dërguar një letër zyrtare qeverisë italiane, nëpërmjet Ambasadës në Tiranë, ku ndër të tjera i kërkon asaj që të konsiderojë Shqipërinë si vend që së shpejti do të hapë negociatat me BE.

“Ky ndryshim ligjor vjen ndër të tjera në një kohë kur Shqipëria ka marrë statusin e vendit kandidat dhe vendet anëtare të BE-se, me mbështetjen e fortë të Italisë, nëpërmjet Ministrit të Jashtëm Paolo Gentilioni, deklaruan se janë të gatshëm për të filluar negociatat për anëtarësim në muajin dhjetor. Duke qenë të qartë se çdo vend ka të drejtën sovrane të miratojë ligjet e veta dhe nuk është aspak e lehtë të ndërhysh lidhur me to, ne ju kërkojmë që ti ftoni aktorët kryesorë italianë, që të marrin në konsideratë, mundësinë e rishikimit të tekstit të këtij dekreti dhe të propozoni që vendet, të cilat janë në prag të hapjes së negociatave për në BE, të trajtohen nga ky propozim ligjor në të njëjtën mënyrë si vendet e BE”, thuhet në letrën që është publikuar nga vizionplus.

Në letrën e saj, qeveria i kujton palës italiane që ky propozim bie ndesh me marrëveshjet e ndryshme bilaterale që kanë dy vendet. Nga ana tjetër, theksohet se nëse ky ligj miratohet, Shqipëria është e vetmja që dëmtohet: “Propozimi i ri ligjor rezulton të jetë në kontrast të thellë me marrëveshjet e ndryshme bilaterale lidhur me Italinë, si psh: Traktati i Miqësisë dhe Bashkëpunimit, si dhe marrëveshje të shumta bilaterale në sektorin e punës dhe investimeve. Dhe në fund për dyvjeçarin 2014-2016 është parashikuar një fond prej 81.7 milion eurosh duke konfirmuar mbështetjen e Italisë për zhvillimin social-ekonomik të Shqipërisë edhe në procesin e integrimin evropian.”

letra per call

Në Shqipëri operojnë 804 kompani Call Center me 25 mijë të punësuar, pjesa më e madhe e tyre janë kompani italiane. Si pasojë e konkurrencës së fortë që vjen nga vendet jashtë BE, shume italiane kane humbur vendet e punës, pasi kompanitë kanë zhvendosur aktivitetin e tyre. Nisma ligjore në vendin fqinj ka parashikuar masa shtrënguese, çka e bëjnë zhvillimin e këtij biznesi në një vend si Shqipëria, të pamundur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY