Opozita ka mbyllur dhe protestën e ditës së sotme.
Ai që mbajti fjalën përmbyllëse ishte nënkryetari i PD Edi Paloka, teksa tha se protestën e sotme e drejtuan studentët.
Paloka u shpreh se qëllimi i tyre nuk mbaron pa dërguar në burg ata që mashtruan dhe vodhën qytetarët e thjeshtë.
Më herët protestuesit u zhvendosen te Piramida, ku edhe i vendosën flakën një instalacioni të quajtur nga ata “Qeveri e krimit”. Instalacioni në formë piramide mban në majë të saj emrin e kryeministrit Edi Rama, i cili u transportua nga Kuvendi drejt Piramidës, ku edhe e dogjën.
Opozita mbajti protestën e 8, ku kërkoi serish largimin e kryeministrit Edi Rama.
LIVE – Qytetarët shqiptarë janë ngritur kundër Maduros së Ballkanit i cili është kapur duke vjedhur. Ky vend ka zot! Sovrani në Republikën e Shqipërisë është populli shqiptar. #ShqiperiaSiEuropa
Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Mercredi 3 avril 2019
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/