“Kuç*ë e pise”, mësuesja në Kukës ofendon dhe dhunon nxënësit, ministrja merr...

“Kuç*ë e pise”, mësuesja në Kukës ofendon dhe dhunon nxënësit, ministrja merr masa

180
0
Shares

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka pezulluar nga detyra një mësuese në Kukës, e cila u denoncua në emisionin “Stop”, duke ofenduar me fjalë të rënda nxënësit.

Shahini shprehet se sjellje të tilla nuk mund të tolerohen dhe njofton se mësuesja në fjalë është pezulluar nga puna. Arsimtarja me nxënës të mitur të klasës së katërt, të cilëve u shpjegon Matematikën nuk ngurron të përdorë fjalët ‘pise’ apo ‘kuçkë’, por edhe goditjet fizike pa shkak.

Statusi i Shahinit:

E kam të pamundur të toleroj çdo lloj forme të dhunës ndaj nxënësve apo mësuesve brenda shkollave, qoftë kjo dhunë fizike, verbale apo psikologjike.
Gjuha me të cilën mësuesja i referohet nxënëses dhe dhuna e përdorur në shkollën 9-vjeçare “Bajram Curri” në Kukës, nuk lë vend për justifikime.
Që sot, mësuesja është pezulluar dhe ndaj saj po merren urgjentisht masa.
Falenderoj emisionin Stop që e solli rastin në vëmendjen e autoriteteve.

DENONCIMI

Denoncimi ka ardhur nga emisioni investigativë ‘STOP’, ku tregon me figurë dhe me zë sesi mësuesja i dhunon të miturit, madje në fjalorin e saj nuk mungojnë dhe fjalët fyese si ‘pise’ apo ‘kuçkë’. Mesa duket ora e matematikës është një dhunë e vërtetë psikologjike dhe fizik për fëmijët e klasës së katërt.

Një nxënëse që hyn me vonesë)

Mësuesja: Pse erdhe mbrapa meje ti? Çohu më herët prej gjumi, kuçkë!

Gjithmonë del në orën… . I levrit flokët atje, si me pa…

Pra, pjesëtojmë këtë me këtë, 20:… dhe është me kllapa dhe për atë punë jua dhashë ushtrimet me kllapa, që janë edhe te shprehjet, janë origjinal si këto.

Pastaj ajo, që del nga 20:4 bëjnë 5, e shumëzojmë me 3, 5×3=15.

Kush nuk ka bo testin…?

ik, ik, ik…!

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY