Flet për herë të parë burri që hodhi gruan nga kati i...

Flet për herë të parë burri që hodhi gruan nga kati i katërt

41
0
Shares

Vetëm pas disa orësh që ka kryer krimin makabër, i shoqi i Liljana Rukës që humbi jetën sot pasi u hodh nga dritarja e banjos së katit të katërt ka rrëfyer castin tragjik,

“Nuk desha ta shtyj. Po ziheshim dhe në gjaknxehtësi e sipër ajo u rrëzua në dritare dhe unë nuk munda ta shpëtoja”, është rrëfyer i dyshuari për vrasje. “Nuk e bëra me qëllim”, ka thënë ai në dëshminë e shkurtër për policinë pak caste pas arrestimit. Nderkohe qe ka treguar momentet e para te sherrit. “Dyshoja te gruaja, debatuam ashper dhe me pas e futa ne banje, e zhvesha e rraha dhe ndodhi ajo te dritarja. Por nuk desha”.

Fqinjet kane deshmuar se kane degjuar te bertitura dhe thirrje per ndihme nga e shoqja dhe me pas e kane pare Ferdinandin tek shtynte te shoqen.

Ferdinand Ruko është ndaluar nën akuzën si i dyshuar për vrasje.

Cifti ka dy fëmijë dhe familja sapo ishte kthyer nga Gjermania ku kishin dështuar të përfitonin azil.

Krimi ndodhi sot pasdite ne Fier ku Ferdinand Ruko besohet se shtyu te shoqen jashte dritares se banjos nga kati i katert. Liljana vdiq pak caste me vone ne spitalin e Fierit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY