Mashtronte qytetarët për blerje apartamentesh në Tiranë, kapet kosovari

Mashtronte qytetarët për blerje apartamentesh në Tiranë, kapet kosovari

82
0
Shares

Një shtetas kosovar është arrestuar nga policia pasi mashtronte njerëzit duke u marrë para në këmbim të apartamenteve.

NJOFTIMI I POLICISE

Finalizohet operacioni policor i koduar “Imobiliare”.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Ndalohet një shtetas kosovar për konsumim të elementëve të veprave penale “Mashtrim” dhe “Fshehje të ardhurash”.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Imobiliare”, ndaloi shtetasin:

– Sh. M., 40 vjeç, lindur në Kosovë dhe banues në Prishtinë.

Ky shtetas nën siglën e një agjencie nëpërmjet mashtrimit iu ka marrë shtetasve të ndryshëm shuma të konsiderueshme parash në formën e kaparit për blerje apartamenti.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY