Manjani-Ramës: Kërkoji falje Mirandës, nëse nuk do t’i përmendim fëmijët

Manjani-Ramës: Kërkoji falje Mirandës, nëse nuk do t’i përmendim fëmijët

105
0
Shares

Ish-ministri Ylli Manjani i kërkon kryeministrit Edi Rama të kërkojë falje publikisht pas deklaratave të tij ndaj kryebashkiakes Miranda Rira.

Manjani shprehet se nëse kryeministri do të ketë të drejtë ende mos t’ia përmendin fëmijët e tij, duhet ta bëjë menjëherë.

Kujtojmë se kryeministri i ndodhur dje në zonën e Librazhdit sulmoi kryebashkiaken dhe pse ajo ndodhej në spital pas lindjes.

Na mungon vetëm Miranda, por me një arsye të mirë. I uroj edhe 100 bebes së sapolindur të Mirandës. Kam besim dhe bindje që do t’i japim mundësinë Mirandës që të fokusohet vetëm tek bebja pas 30 qershorit”, u shpreh kryeministri më herët.

Reagimi i Ylli Manjanit

Në emër gjithë sa ka thënë vetë Ai, kundër të gjithë atyre që publikisht kanë linçuar familjarët e Tij, Edi Rama duhet ti kërkojë falje publike Miranda Rirës!

Me të njëjtin standart që ai kërkon nga të tjerët për fëmijët e tij, asgjë më shumë. Duhet thjesht dhe njerzisht të kërkojë ndjesë Mirandës dhe familjes së saj.

Jo LSI as Opozitës se është e tepërt, por thjesht Mirandës!

Nëse do që të ketë të drejtë ende të kërkojë të mos ja përmendin fëmijët e Tij, duhet ta bëjë dhe menjëherë.

Do ta përshëndes po e bëri një gjë të tillë. Nuk është politikë kjo e linçimit të familjes dhe jetës private.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY