Ish-deputetja shpërthen ndaj Ramës: ‘Po ku di ti o ditëzi, çdo të...

Ish-deputetja shpërthen ndaj Ramës: ‘Po ku di ti o ditëzi, çdo të thotë të sjellësh në jetë një njeri’

276
0
Shares

Kryeministri Rama, sot nga Përrenjasi permendi një vajzë disa ditëshe me qëllim për të goditur nënën e saj kryebashkiake. Deklarata e tij ka sjellë edhe reagimin e fuqishëm të spektrit politik.

Ish-deputetja e LSI-së, Nora Malaj, e ka cilësuar ‘mëmësinë si shenjtëri dhe jo punë detyruese që jepet për ndërshkim, o ti njeriu pa mend!-i drejtohet kryeministrit Rama

‘Çdo gjë do kisha pranuar nga ky burri që bënë sikur na drejton, po që të përçmojë e talli edhe mëmësinë këtë, nuk e kisha parë, as lexuar as dëgjuar ndonjëherë, vetëm në historitë dhe ngjarjet makabre, të genocideve! Sot kjo ndodhi kur KM foli në Prenjas, atje ku kryetare bashkie është zonja Rira, që para pesë ditësh u bë nënë për herë të dytë me një vajzë, që gëzon shendet të plotë. “Krimi “i vetëm që bëri zonja Rira është se solli në jetë krijesën më engjellore, dhe nuk mundi të pres KM, në pseudodialogun e radhës, se ishte lehonë???!! Për këtë në ligjërimin e tij, u ndëshkua mamaja dhe bebja e vogël. ( Harroj që me Mirandën , ndonëse është kryetare Bashkie, t’i sillte çekun e radhës për bebe, siç do të bënte në ndonjë rast tjetër. Po jo. Miranda dhe bebja duhen ndëshkuar që nuk e pritën. Sa turp!

Po ku di ti, o ditëzi e punëzi, se çdo të thotë të sjellësh në jetë një njeri… Po ku di ti e ku kupton, ti se e vetmja kryevepër njerëzore që është në shërbim të njerëzimit, është lindja e një femije, i cili është edhe bekimi më i madh që të jep Perendia..

Po ku di ti se c’është rritja e një fëmije, që gjetsh belanë…

Për ty ekziston vetëm një fjalë, kolltuku yt, Sot me fjalët që the ti nuk fyeve Mirandën, po ti fyeve, çdo grua e vajzë, çdo nën e gjyshe, hodhe poshtë të gjitha ato ligje që me aq mund e djersë, ditë e netë pa gjumë, i kemi bërë për të ndërtuar një shoqëri me vlera, duke i dhënë vlerësimin e merituar gruas, e duke e larguar sa më shumë nga gjuha seksiste. Po ti je ti, sado që të hiqesh sikur je ndryshe, pasi koncepti yt për gruan është koncepi i kurtizaneve. Sot bëre faj të madh!

Të jesh nënë, të lindësh vajzë e të jesh grua është vlerë e bekim!

Sot tregove që je palo burre e frikacak… Mëmësia nuk është punë detyruese, që jepet për ndëshkim, po është motivi kryesor i jetës, për t’u dhënë fëmijëve tanë një jetë të sigurt dhe të qetë! Kujdes, me karrierën e grave dhe vajzave të Shqipërisë! Ato nuk janë kurtizanet e tua, po janë vlera e kombit dhe të familjes shqiptare! Mos i prekë gratë dhe qumështin e gjirit të tyre, se gruaja që tund djepin, përmbysur ka dhe shtetin! Gratë dhe vajzat e ketij vendi, janë heroinat që me mish dhe shpirt, mundohen që ta bëjnë kete vend të jetueshëm! Sot përfundimisht tregova që tashmë je në buzë të greminës, fole si diktator, derisa u more me bebet e pafajshme e nënat lehonë! Zoti pastë mëshirë për ty dhe fundin tënd!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY