“Të rrijë me beben”/ Miranda Rira i përgjigjet Ramës: Do kandidoj sërish,...

“Të rrijë me beben”/ Miranda Rira i përgjigjet Ramës: Do kandidoj sërish, nëse LSI hyn në zgjedhje

87
0
Shares

Pas deklaratës thumbuese të Ramës në Librazhd, i cili tha se do kujdeset që pas 30 qershorit, kryebashkiakja e Prrenjasit të rrijë më shumë me beben, ka reaguar Miranda Rira.

Rira ka thënë se nëse LSI do të futet në zgjedhje, ajo do të rikandidojë sërish, ndërsa ka shtuar se bashkia Prrenjas është e vetmja bashki në Republikën e Shqipërisë e cila s’ka buxhet, ku fëmijët e kopshteve dhe të çerdheve janë pa ushqim, dhe banorët pa shërbimet bazike.

Rira: Nëse do ketë zgjedhje unë do kandidoj sërish. Ajo që më shqetëson mua sot nuk është se çfarë mendon Rama për gratë, për fitoren time në Qershor, apo për fëmijët e mi, por më shqetëson çfarë ai mendon për fëmijët e Prrenjasit. Edhe pse jemi në Prill, bashkia Prrenjas është e vetmja bashki në Republikën e Shqipërisë e cila s’ka buxhet, ku fëmijët e kopshteve dhe të çerdheve janë pa ushqim, dhe banorët pa shërbimet bazike. Klika e PS me dy deputetët e zonës, Taulant Balla dhe Nurie Belba qëllimisht kanë bllokuar çdo përpjekje për miratimin e buxhetit 2019, duke paralizuar çdo shërbim ndaj banoreve. Për këtë duhet të fliste Rama dhe Balla sot, jo për andralla e agroturizëm.

Më tej kryebashkiakja shtoi se projekti për të cilin Rama dhe dy deputetët e tij ishin sot në Rrajcë, është një projekt i nisur me iniciativën e saj personale.

Rira: Në fakt, Rama dhe dy deputetët e tij erdhën sot në Rrajcë si “kofini pas të vjelave”, për një ujësjellës të njohur si “Gurrat e Zeza”, projekt i cili ka qenë prioritet dhe impenjimi im personal për banorët e Rrajcës, qysh në krye të mandatit tim! Takimi dhe propaganda e radhës, ishte për të marrë meritat e bashkisë, e cila është bashkëfinancuese në këtë projekt 4 vjeçar, edhe pse këta që vinë e mburren sot ishin kundër projektit duke synuar pezullimin e tij me idenë se gjoja burimi është në zonën e mbrojtur të parkut të Shebenikut. Së dyti, 1 km larg nga vendi ku u bë takimi sot, ndodhet tuneli dhe ujësjellësi Qafë- Thanës, uji i të cilit merret dhe menaxhohet në mënyrë të kundraligjshme nga bashkia Librazhd, dhe jo nga bashkia Prrenjas, duke çuar gjithë të ardhurat në Librazhd, me anë të një Sh.A primitive.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY