VIDEO/Deputetët nuk u besojnë syve, protestuesit gjysmë të zhveshur ndërpresin debatin për...

VIDEO/Deputetët nuk u besojnë syve, protestuesit gjysmë të zhveshur ndërpresin debatin për Brexit

308
0
Shares

Parlamenti britanik u përball me një situatë të pazakontë gjatë një seance plenare. Në kulmin e tensioneve dhe debateve rreth “Brexit”, seanca u ndërpre nga burra dhe gra gjysmë të zhveshur.

Protestuesit, pjesëtarë të grupit “Rebelimi ndaj Zhdukjes” kërkuan më shumë vëmendje për ndryshimet klimatike.

Ata u vendosën në dritaret që ndan deputetët nga publiku, duke shënuar dhe shkeljet më të mëdha të sigurisë në parlamentin britanik që nga viti 2014.

Protestuesit tërhoqën vëmendjen e deputetëve, mes tyre edhe ish-liderit Laburist, Ed Milliband, që zgurdulloi sytë me habi kur i pa. Policia ndërhyri shpejt duke i larguar pjesëtarët e grupit “Rebelimi ndaj Zhdukjes”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY