VIDEO/Rama ndërpret fjalën që të dëgjohet hoxha, sulmon opozitën: Tryezë bisedimi dhe...

VIDEO/Rama ndërpret fjalën që të dëgjohet hoxha, sulmon opozitën: Tryezë bisedimi dhe gjysmë qeverie….

87
0
Shares

Kryeministri Rama ka vijuar të shënjestrojë opozitën për të nxjerrë më mirë mazhorancën dhe qeverinë e tij, në një moment ku shihet i tensionuar dhe në presion.

Sapo ka nisur të flasë për opozitën ka nisur edhe lutja e mesditës, ose thirrja e zërit nga hoxha në xhaminë e qytetit. Rama e ka parë këtë si mesazh që s’duhet të flasë për opozitën, megjithatë nuk ka ndalur akuzat e tij ndaj PD dhe LSI.

Ashtu sikurse dhe opozita e ka deklaruar disa herë që nuk do të ketë kurrë aleancë me socialistët, dhe Rama nga ana tjetër konfirmoi publikisht që nuk do të ketë as tryezë bisedimi dhe as gjysmë qeverie, pra qeveri të ndarë si marrëveshja e dikurshme.

I ndodhur në Librazhd, Rama ka nisur me lojërat e tij dhe talljet duke marrë nëpër gojë opozitarët, të cilët prej kohësh kanë marrë mbështetjen e qytetarëve me protesta masive kundër qeverisjes së Ramës.

Kryeministri ka zgjedhur që fushatën e tij ta bëjë duke sulmuar kundërshtarët, që në një farë mënyrë i jep më shumë zë qëllimit të tyre: rrëzimin nga pushteti të kryeministrit Rama./DRONI.al

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1085771751810867/?from=bookmark

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY