40-vjeçari do qëllonte drejtorin e ALUIZNI-t me çifte, mbetet në tentativë krimi...

40-vjeçari do qëllonte drejtorin e ALUIZNI-t me çifte, mbetet në tentativë krimi në Kukës

92
0
Shares

Një 40-vjeçar ka tentuar të vrarë me çifte drejtorin e ALUIZNI-t në Kukës, Vladimir Spahiu, pas një sherri të ndodhur në institucion për shkak të detyrës.

Njoftimi paraprak.

Ndërhyrja në kohë e Policisë, parandalon një ngjarje të rëndë kriminale.

Arrestohet në flagrancë autori, si dhe i bllokohet arma  e gjahut.
Eshtë marrë informacion se një shtetas ka kërcenuar shtetasin V.S, për shkak të detyrës, menjëherë strukturat e Policisë të Komisariatit dhe DVP Kukës kanë vlerësuar informacionin dhe  organizuar punën, ku u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit;

-P.H., vjeç 40, banues në Kukës.

Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasi P.H., ka kërcënuar shtetasin V.S., vjeç 46, banues në Kukës, për shkak të detyrës, dhe është larguar në banesë për të marrë armën e gjahut të cilën e posedonte me leje, ku është rikthyer përsëri, duke prishur dhe qetësinë publike, dhe në këto momente falë ndërhyrjes së shpejtë të Policisë u bë e mundur kapja e autorit si dhe bllokimi i armës.

Materialet për veprime të mëtejshme  i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY