Lulzim Basha dhe Edi Rama vlerësojnë Stefanin: Ze i forte, lajm trondites

Lulzim Basha dhe Edi Rama vlerësojnë Stefanin: Ze i forte, lajm trondites

57
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ka shprehur familjarëve të Adrea Stefanit ngushëllime për humbjen e parakohshme të njeriut të tyre të dashur. Basha e cilëson Stefanin si kontribuues të parë të medias shqiptare pas rënies së komunizmit.

“Andrea Stefani është një ndër kontribuesit e parë në mediat shqiptare, pas rënies së komunizmit. Me ikjen e tij u shua një zë i veçantë dhe i fortë i diskutimit publik në vend. U prehtë në paqe. Ngushëllime familjes dhe të afërmeve”, shprehet Basha.

Andrea Stefani u nda sot nga jeta pasi vuante prej disa muajsh nga një sëmundje rëndë. 58-vjeçari ndërroi jetë në një spital në Romë të Italisë.

Rama: Vdekja e Stefanit lajm tronditës

Kryeministri, Edi Rama e ka cilësuar lajm tronditës ndarjen e parakohshme nga jeta të analistit dhe gazetarit të njohur, Andrea Stefani. Gazetari ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë, në një spital në Romë, Itali.stefani

“Një lajm tronditës për humbjen e madhe të një njeriu e patrioti të mirë, gazetar i pakompromis e qytetar i angazhuar për idealet e idetë ku besoi deri në fund!… Lamtumirë ANDREA STEFANi”, shkruan Rama.

Ndërkohë, Konventa Kombëtare e LSI-së ka mbajtur një minutë heshtje në nder të Stefanit. “Nderojmë një personalitet të fjalës së lirë”, u shpreh Petrit Vasili.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY