2 prilli, ish-deputetja: Beteja për liri e demokraci nuk kërkon jetë djemsh...

2 prilli, ish-deputetja: Beteja për liri e demokraci nuk kërkon jetë djemsh nënash

98
0
Shares

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Oriola Pampuri ka kujtuar ngjarjen 2 prillit në Shkodër me anë të një  postimi në facebook.

Duke kujtuar vrasjen e 4 djemve të lirisë, Pampuri shkruan: “Beteja për liri e demokraci nuk kërkon jetë djemsh nënash, por kërkon vendosmëri si ajo e atyre djemve trima e heronj të demokracisë”.

Postimi i plote:

Sot 2 Prill.

E gjithë Shqipëria e veçanërisht Shkodra kujton me dhimbje masakrën e fundit të regjimit komunist, vrasjen e 4 bijve të nënave që kërkonin liri e demokraci.

Shkodra u përgjak, 28 vite me parë, e ajo dhimbje mbetet si plagë edhe sot, se pari për familjaret e me pas për të gjithë Shqiptarët. Beteja për liri e demokraci nuk kërkon jetë djemsh nënash, por kërkon vendosmeri si ajo e atyre djemve trima e heronj të demokracisë.

Për Komunizmin e komunistët nuk ka më vend e hapësirë për të drejtuar.

Ky regjim e bijtë e etërve nuk mund të drejtojnë më vendin e të kenë në duar fatet tona.

I përjetshem qoftë kujtimi i 4 Pishtareve të demokracisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY