“Shteti është shpërbërë”, Vasili tregon kryeakuzën e qartë të opozitës

“Shteti është shpërbërë”, Vasili tregon kryeakuzën e qartë të opozitës

89
0
Shares

Petrit Vasili, nga radhët e LSI, ka përcaktuar qartë kryeakuzën e opozitës. Vasili në rrjetet sociale shpjegon gjithë arsyet pse opozita ka marrë këto vendime deri më tani, duke shprehur indinjatën e tij për lëniën e Shqipërisë në mëshirë të fatit.

Sipas Vasilit, kryeakuza e opozitës është çlirimi i shtetit nga kapja dhe kriminalizimi, përmes votës së lirë.

REAGIMI I PLOTE

Clirimi i shtetit nga kapja dhe kriminalizimi, permes votes se lire, kryekauze e qarte e opozites.

Shteti per shkak te puçit politik te kapjes nga rilindja eshte shperbere strukturalisht,juridikisht dhe moralisht.
Kryekauza e opozites eshte natyrshem vetem e vetem nje: clirimi i shtetit nga kapja dhe kriminalizimi permes votes se lire.
Ringritja e shtetit ne te gjithe nivelet e tij dhe rivendosja e standarteve bazike te zhbëra te demokracise vetem e vetem permes votes se lire, pa te cilat ky shtet s’mund te ekzistoje e funksionoje më asnje cast eshte imperativa e madhe te ciles opozita i eshte perkushtuar teresisht dhe pa kthim pas.
Asnje reforme nuk mund te implementohet mbi nje ngrehine te tille te kalbur shteterore dhe asnje iluzion qofte ky edhe qellimmire nuk mund te ushqehet per kete.
Themeli i gjithe ngrehines shteterore eshte Republika Parlamentare, e cila eshte rrenuar e kapur teresisht nga blerja e votes prej krimit te organizuar.
Ringritja e Republikes Parlamentare duke luftuar pa asnje kompromis blerjen e votes permes krimit nga rilindja eshte misioni i pare,i dyte,i trete pra kryemisioni i patjetersueshem i opozites.
Djegia e mandateve ishte rruga e vetme,zgjidhja e vetme dhe reagim i vetem perballe nje demokracie,qe shkaterrohet e rrënohet dhe nje shteti,qe kapet e asgjesohet nga rilindja si produkt kriminal i provuar i zgjedhjeve te kriminalizuara.
Kjo republike dhe ky parlament i kalbur,qe qelbet era krim s’mund te pjelle vecse drejtesi te kapur dhe mundesi zero per nje reforme ne drejtesi te paanshme politikisht,por edhe per cdo reforme tjeter qofte kjo ekonomike e shoqerore.
Cdo iluzion per nje zbatim te drejte dhe te paanshem te reformes ne drejtesi apo edhe i cdo reforme tjeter eshte thjesht nje iluzion i rreme,i paqene dhe jashte realitetit ne rastin me te mire.
Pas bllokimit nga rilindja te cdo mekanizmi parlamentar per te futur serish reformen ne drejtesi ne dimensionin kushtetues te 21-22 korrikut 2016 dhe refuzimit arrogant ne parlament nga rilindja te paketes se ndryshimeve per reformen ne drejtesi te paraëitur nga opozita,
perfundimisht u asgjesua cdo mundesi institucionale e shpetimit te reformes ne drejtesi nga kapja.
Dhe denoncimet e perditshme te nje Vetingu ne drejtesi me dy standarte si dhe mbushja e KLP dhe KLGJ me njerez me rekorde te erreta te kontestuara edhe nga vete nderkombetaret e Operacionit Nderkombetar te Monitorimit te reformes ne drejtesi shuajne cdo iluzion te te ashtuquajtures “drejtesi te re” dhe provojne qarte se kapja nga rilindja eshte bere kanceri,qe po ha shtetin.
Nje maxhorance,qe shkaterron te gjitha mekanizmat e kontrollit demokratik dhe qytetar mund te perballet vetem me mekanizmat asimetrike shume te forta te qendreses politiko qytetare pa kthim.
Cdo sofizem i kujtdo, qe i largohet ketij realiteti tragjik per demokracine eshte pa asnje vlere.
Çdo sugjerim i llojit pseudo institucional,qe opozita duhet gjoja te luftoje per reforma gjithfaresh, pa zgjidhur zemren e problemit dhe nenen e te gjithe te keqiave, shitblerjen e votes do te ishte thjesht nje alibi per regjimin kriminal te rilindjes.
Cdo sugjerim a keshille jashte demaskimit te korrupsionit qe ka kapur cdo qelize te shtetit, demaskimit te kapjes dhe asgjesimin e parlamentit,te kapjes se drejtesise, te rilindjes se mbjelljes masive te droges,te trafikanteve,krimit te organizuar dhe pastrimit te parase qe sundojne ane e mbane, do te ishte nje sugjerim a keshille naive ne rastin me te mire dhe e kapur edhe ai nga rilindja ne rastin me te keq,ndonese personalisht besoj shume me shume se eshte kjo e fundit.
Opozita eshte shume e qarte ne Kryekauzen e saj si edhe ne diskurin e
objektivin e saj per te cliruar Shtetin nga kapja dhe kriminalizimi dhe per te ringritur shtetin e se drejtes dhe Republiken Parlamentare.
Çdo instrument ne funksion te kesaj kauze, perfshire djegien e mandateve, eshte ne funksion te nje vizioni teresisht mbipartiak,teresisht kombetar dhe teresisht shtetformues e shpetues, per nje Republike dhe Pluralizem Politik, qe ndodhen tragjikisht ne zgrip, si asnje here me pare.
Kushdo,qe do te evokonte te kunderten e ketyre objektivave madhore te opozites duke i paraqitur thjesht si objektiva partiake apo te nje ndryshimi duarsh ne pushtet, do te bente thjesht nje avokati te trashe e te akaparuar te qeverise si dhe do te demostronte nje zbrazeti intelektuale te dhimbshme per ate vete.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY