Komisioni i Disiplinës “masakron” Tiranën, pezullim edhe për presidentin e Laçit

Komisioni i Disiplinës “masakron” Tiranën, pezullim edhe për presidentin e Laçit

129
0
Shares

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka publikuar vendimet e marra për shkeljet dhe parregullsitë e konstatuara në fundjavën e shkuar në futbollin shqiptar.

Në vendimin e publikuar pak minuta më parë, skuadra që është prekur më shumë është Tirana. Bardheblutë janë dënuar me 4 ndeshje pa tifozë, ndërsa me 5 ndeshje është pezulluar edhe sulmuesi i Tiranës, Michael N’Goo.

Anglezi u përfshi në një sherr në dhomat e zhveshjeve me presidentin e Laçit, Pashk Laska, i cili nuk ia ka kaluar paq. Numri 1 i kurbinasve është dënuar me 3 ndeshje pezullim nga aktitetet sportive. Dënim më i rëndë për zyrtarët e Laçit, Kleo Laska dhe Klevis Hima të cilët pezullohen me 9 ndeshje.

Vendimet e plota:

1.KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke shkaktuar ndëprerjen e përkohëshme të lojës, në bazë të Nenit 66/3/b të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.
2.Lojtari i KF “Tirana”, Michael Ayodeji Ngoo, për sulm ndaj kundërshtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
3.Zyrtari i KF “Tirana” , Emanuel Egbo , për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
4.Zyrtari i KF “Laçi” , Pashk Laska, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktivitetet. Në bazë të nenit 20 dhe 21 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në stadium, në dhomat e zhveshjes dhe territoret përreth fushave të lojës apo stolat e rezervave.
5.Zyrtari i KF “Laçi”, Kleo Laska, për sulm ndaj kundërshtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/b të KDS, dënohet me 9(nëntë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
6.Zyrtari i KF “Laçi”, Klevis Hima, për sulm ndaj kundërshtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/b të KDS, dënohet me 9(nëntë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
7.FK “Partizani”, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatoreëve do të jetë subjekt i masave ndëshkimore që parashikon Kodit i Disiplinës Sportive dhe rreglloret e tjera të FSHF.
8.KF “Vllaznia”, paralajmërohet se në rast përsëritje të vonesave në fillimin e lojës do të jetë subjekt i masave ndëshkimore që parashikon Kodit i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.
9.Zyrtari i KF “Shënkolli” , Albert Rrusti, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
10.Zyrtari i KF “Vora” ,Rezart Maho, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY