Basha: Studentët në familje me pak të ardhura nuk do të paguajnë...

Basha: Studentët në familje me pak të ardhura nuk do të paguajnë asnjë tarifë

84
0
Shares

Kryetari i PD, Lulzim Basha zhvilloi sot nje takim me studente sne qytetin e Shkodres.

Gjate fjales se tij ai u shpreh se alternativa e PD me suvencione për tarifat, me 5 mijë bursa dhe 10 mijë stazhe do të integroje studentët në tregun e punës

Të gjithë studentët shqiptarë, shkodranë e në mbarë vendin, që vijnë nga familje me më pak të ardhura sesa 640 mijë lekë të vjetra në muaj, do të paguajnë zero tarifë, për bachelor dhe master. Të gjithë studentët që do të vijnë nga familje me mbi 640 mijë lekë të ardhura në muaj, do të paguajnë gjysmën e tarifave aktuale. 5 mijë bursa me vlerë 2 milionë e 200 mijë lekë të vjetra në vit, për të mbështetur ata që pavarësisht prej tarifave, e kanë të pamundur të shkojnë, sepse vijnë nga familje ekstremisht të varfra, 10 mijë stazhe në vit me pagesë 300 mijë lekë të vjetra në muaj për ata që sapo diplomohen, për t’i futur në tregun e punës. Këto janë masa konkrete. Janë me të vërtetë para të taksapaguesve shqiptarë, para që vijnë nga xhepat e baballarëve dhe nënave tuaja, vijnë nga pagesa e çdo takse, edhe e tvsh-së, por në qeverisjen e ardhshme nuk do të përfundojnë në xhepat e 3 oligarkëve. Ja si do t’i shpenzojmë, duke ulur tarifat, duke financuar auditorët, konviktet, infrastrukturën universitare, dhe duke bërë të mundura stazhe me pagesë dhe besoj se këto janë masa të forta, për të integruar studentët shqiptarë, sapo mbarojnë apo akoma pa mbaruar universitetin, në tregun e punës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY