Nora Malaj – Ramës: Shoku im i fëmijërisë, mblidh mendjen, ia ke...

Nora Malaj – Ramës: Shoku im i fëmijërisë, mblidh mendjen, ia ke kaluar edhe Ali Babës

295
0
Shares

Ish-zv.ministrja e Arsimit, njëherësh ish-deputete e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka folur ditën e sotme për situatën aktuale në vend, ku ka treguar mes të tjerash se kryeministrin Rama e ka pasur shok fëmijërie.

E ftuar në studion e telefizionit Fax News, Nora Malaj, ka shpërthyer ndaj ‘shokut të fëmijërisë’, sot kryeministër Edi Rama, duke iu drejtuar: “Shoku im Edi Rama, o zotëri mblidh mendjen e kokës, shiko momentin, se pranvera është e keqe. S’ka asgjë o miku im, o shoku im i fëmijërisë. Shihi gjërat mbarë, jepi shansin vendin tënd. Nëse nuk e bën dot, s’është turp miku im, delegoja dikujt tjetër. Ja sheshi ja mejdani, ja Çelo Kapedani”.

Më tej duke u ndalur nga deklaratat e kryeministrit të bëra në Durrës (Lexo këtu), i drejtohet duke i thënë se pas Pinokut, është numri 2, ndërsa shton se ia ka kaluar edhe Ali Babës për vjedhje.

“Të dalim në zgjedhje të parakohshme. Si nuk i vjen turp për ato që thotë nga Durrësi. Pas Pinokut, ai është numri 2 është i madh. Ka vjedhur aq shumë saqë ia ka kaluar edhe Ali Babës”, u shpreh Malaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY