Basha: Nuk do pranojmë një taksë të re për Kukësin e varfër...

Basha: Nuk do pranojmë një taksë të re për Kukësin e varfër e të braktisur nga qeveria

57
0
Shares

Varfëria në Kukës ka arritur në një shkallë të panjohur më parë.  Gjysma e familjeve të qytetit janë të regjistruara në listën e ndihmës ekonomike. Dhe një goditje tjetër pritet nga taksa e Edi Ramës për Rrugën e Kombit, që do ta dyfishojë çmimin e biletës së udhëtimit dhe do të rrisë kostot në çdo drejtim duke e shtrënguar akoma më shumë jetesën atje. Lulzim Basha u takua me demokratët e Kukësit dhe angazhua për të mos e pranuar këtë taksë.
“Nuk mjafton fakti që nuk ka hapur një vend të ri pune në Kukës, nuk ka bërë një investim në Kukës. Por tani dëshiron ti vendosë Kukësit një rrethim, një barrikadë, një mur në formën e taksës për Rrugën e Kombit. Pse duhet të paguajnë kuksianët taksë për Rrugën e Kombit ?! Pse duhet të paguajnë kuksianët taksë për Rrugën e Kombit kur secili prej nesh paguan 240 lekë shtesë taksë për karburantin që me ardhjen e Edi Ramës. Ne nuk do të lejojmë vendosjen e një takse që do të ndalojë qarkullimin e lirë midis Kukësit dhe Tiranës, midis Prishtinës dhe Tiranës. Rrugën që e ndërtuam me kaq sakrificë e përkundër përpjekjeve për ta penguar, do ta kemi jo vetëm Rrugën e Kombit por rrugën e kombit të lirë dhe rrugën e lirë të kombit për qytetarët dhe mallrat shqiptare, të Shqipërisë dhe Kosovës”, tha Lulzim Basha.
Duke u ndalur në analizën e gjendjes së rëndë të vendit dhe nevojës për ndryshim, Basha vuri theksin te detyra që u del përpara demokratëve, për ta ndryshuar në radhë të parë Partinë Demokratike. Basha tha se qeverisja aktuale degjeneroi në gjendjen e sotme sepse i braktisi qytetarët, dhe e lidhi fatin e saj me krimin e me një grusht njerëzish e klientësh.
“Hallka e dobët është fakti se politikani me sistemin aktual nuk e ka të lidhur fatin e tij me qytetarin. Ka humbur çdo lidhje me realitetin sepse fatin e tij nuk e ka të lidhur më me qytetarët. Këtu duhet të ngulemi fort ne demokratët e të nxjerrim konkluzionet tona. Së pari, ne nuk mund të lejojmë kurrë që ne demokratët të humbim lidhjen me realitetin, të humbim lidhjet me qytetarët, të jetojmë një realitet që s’ka lidhje me hallet dhe problemet e tyre. Detyra jonë e parë është të jemi afër njerëzve, ti kuptojmë dhe ti prekim hallet që ata prekin në mënyrë të përditshme e të bëjmë gjithçka për tu ardhur atyre në ndihmë”, deklaroi Basha.
lulzim basha, kukes2

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY