Vendi ynë sot, do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta ku më të dukshme do të paraqiten në jug duke rrezikuar reshje të pakta shiu, si edhe reshje dëbore në juglindje të vendit.
Orët e pasdites do të vijojnë me mot të vranët në ultësirën perëndimore duke lënë me vranësira dhe reshje të pakta dëbore zonat malore juglindore.
Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në mesditë duke bërë që termometri të ngjitet deri në 16 – 17 gradë C.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verilindor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/