“T’iu hiqen targat diplomatike konsujve”, ish-deputeti: Nuk është ky problemi më i...

“T’iu hiqen targat diplomatike konsujve”, ish-deputeti: Nuk është ky problemi më i madh

105
0
Shares

Pas daljes në një deklarate për mediat të Gent Cakaj, ka ardhur reagimi i parë nga fronti opozitar.

Ish-ministri i Jashtëm, Tritan Shehu ka komentuar vendimin e komunikuar nga ministri në detyrë i MPJ, për heqjen e targave diplomatike konsujve të nderit në Shqipëri.

Në një reagim në rrjete sociale, Shehu ironizon deklaratën e ministrit të deleguar Gent Cakaj, duke i kujtuar se ky nuk është problemi më i madh që ka sot diplomacia shqiptare.

Reagimi i plote

Sa poshte i ka rene “pazari” Diplomacise Shqiptare!
Degjova Zv.Ministrin e Jashtem, qe deklaronte ne media, ai vete, se do tu hiqen targat diplomatike Konsujve te Nderit ne Shqiperi.
Sikur ky qenka problemi i madh i Diplomacise sone, shkaku i humbjes se rolit tone paresor ne Rajon, i ndryshimeve te linjave tona strategjike, i dobesimit te bashkepunimit me partneret tane kryesore, apo i bllokimit te procesit tone te integrimit prej disa vitesh!?
Ne fakt ajo eshte nje ceshtje per te cilen mund te shprehet jo me shume se Policia Rrugore.
Ashtu si jane ceshtje te Ministrise se Brendeshme droga, trafiqet, kriminaliteti, “larja” e parave etj, per te cilat po ky Zv.Minister organizoi nje konference te tere shtypi dy dite me pare.
Sic duket vizioni, objektivat, funksionet e kesaj Ministrie me kontribute te medha nder vite, jane “atrofizuar” kaq shume, sa aty merren vetem me tilla “ceshtje” perfshi dhe “reformen” e madhe te “spastrimit” nga puna te 20 punonjesve, si pasoje e “luftes brenda llojit”.
Fatkeqesi kjo,se Ministria e Jashteme se pari duhet te shprehi vizionin e saj per ceshtjet madhore qe i perkasin vendit ne kompetence te saj, duke u koncentruar te “rrenjet” e problemeve, ne vend qe te merret me “gjethet”, apo te krijoje kakofoni me dikasteret e tjera.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY